Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Vetevrasja, pse merret ky vendim?

Vetevrasja, pse merret ky vendim?

 

Numri i vetevrasjeve eshte rritur kohet e fundit. Cfare i shtyn keta persona te maerin kete vendim? Si e mendojne jeten ne ato momente? Perse tregohen kaq te dobet? Disa pergjigje do ti marrim me poshte.

 

Ja disa faktore qe e bejne nje person te jete me i rrezikuar :

 

  • Mbartja e nje semunde ose crregullimi psikologjik.
  • Ekzistenca e crregullimeve te personalitetit.
  • Abuzim me alkool.
  • Marrja e drogerave.
  • Trashegimi familjare. Te paturit ne familje dike me histori vetevrasje.
  • Tentativa te vazhdueshme vetevrasje.
  • Te paturit prej kohesh nje semundje kronike.
  • Veshtiresi ekonomike.
  • Prezenca ne shtepi e mjeteve vetevrasese. (arme, litar, helme).

 

Nga studimet e bera ne menyre te vazhdueshme eshte vertetuar se meshkujt kane me shume vetevrasje. Zakonisht femrat mundohen te vrasin veten por jo gjithmone e qojne ne fund ate histori. Perpjekjet e tyre jane deri ne helmim apo prerje damaresh. Nderkohe qe meshkujt marrin vendime drastike.

Shenjat qe tregojne se nje person mendon vetevrasjen :

  1. Kercenime direkte ndaj te afermeve per vetevrasje.
  2. Zbulimi i menyrave sesi te vdesesh me shpejt.
  3. Ndryshime ne humor.
  4. Ndryshim ne paraqitjen e jashtme.
  5. Humbje interesi.
  6. Shkeputje prej aktiviteteve.
  7. Ndryshim personaliteti.
  8. Renie ne rezultate ne pune ose shkolle.
  9. Ndjenja faji.
  10. Nen-vleresim i vetes.
  11. Lenia e letrave pershendetese.
  12. Dhenia e lamtumires ndaj miqve me te mire.
  13. Biseda te cuditshme.
  14. Kerkese per te ju plotesuar deshirat.
  15. Deshira per te ndihmuar dike qe eshte i trishtuar.

 

Vetevrasja, pse merret ky vendim? shenjat qe qojne ne mendon vetevrasjen

 

 

 

Duhet te degjojme me vemendje kedo qe flet per vetevrasjen. Ose nese shfaqet i pakenaqur per jeten qe ben. E rendesishme eshte qe te motivojme kedo qe ka humbur vetebesimin. Nese ne nuk jemi ne gjendje ta bejme kete gje, duhet te kerkojme ndihme. Prinderit e personit ne fjale duhet te vihen me patjeter ne dijeni. Gjithmone duhet te kerkojme ndihmen e nje personi te specializuar. Gjithcka duhet te bejme gjithashtu, eshte te largojme gjithcka i ben te lehte nje tentative te dyte. Zhdukni thikat, litaret, apo mjetet prerese te tjera. Perpiquni ta beni te flase sa me shume personin ne fjale. Keshtu mund ta beni te tregoje edhe arsyen qe e mendon vetevrasjen.