Keshtjella Iliro-Romake Castrum-Vig Kastri i Vigut ne fshatin Vig
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Keshtjella Iliro-Romake “Castrum-Vig (Kastri i Vigut)” ne fshatin Vig

Keshtjella Iliro-Romake “Castrum-Vig (Kastri i Vigut)” ne fshatin Vig

Keshtjella Iliro-Romake Castrum-Vig

(Kastri i Vigut) ne fshatin Vig

*Kjo keshtjelle antike e tipit fushor, eshte e ndertuar sipas teknikes romake “Opus mixtum” me gure te permasave mesatare nga inertet e lumit Gjader. Guret jane lidhur me llac te trashe prej gelqere ku linjat nderpriten nga breza tullash prej 4-5 rrjeshta. Gjithashtu edhe harqet / qemeret sektoriale qe u perkasin 2-portave momumentale jane te ndertuara gjithashtu, me tulla.

Keshtjella Iliro-Romake Castrum-Vig Kastri i Vigut ne fshatin Vig 4

Duke u bazuar tek teknika e ndertimit, fragmentet e qeramikes dhe sidomos fale zbulimit te nje monedhe te Perandorit Ilir, Kostandini i madh e cila ne baze te mbishkrimit i perket viteve 312-320. Pikerisht kjo gjetje percakton edhe periudhen e ndertimit te kesaj keshtjelle madheshtore, me moshe 1700-vjecare.

Keshtjella Iliro-Romake Castrum-Vig Kastri i Vigut ne fshatin Vig 1

Planimetria e kesaj keshtjelle paraqet nje katerkendesh te crregullt me brinje 75 X 98 m gjatesi dhe eshte e pajisur me 2-porta monumentale. Ato jane te vendosura perballe njera-tjetres me drejtim lindje-perendim dhe me plot 12-kulla madheshtore.

4-kullat (2X2) te cilat mbrojne portat hyrese jane me forme U-je dhe te pajisura me oborr te brendshem.

4-kullat anesore/ kendore jane te ndertuara ne formen e freskoreve.

Ndersa 4-kullat e tjera qe ndodhen 2 ne murin verior dhe 2 ne ate jugor. Ato paraqesin nje planimetri te thjeshte, ne forme katerkendore.

Keshtjella Iliro-Romake Castrum-Vig Kastri i Vigut ne fshatin Vig 2

Keshtjella antike e Vigut eshte ndertuar ne lokalitetin ku bashkohen perroi Voma me lumin Gjader dhe pikerisht mbi rrugen antike “Via Lissus-Naissus (Lezhe-Nish)”. Kjo rruge kalonte mes per mes kesaj keshtjelle dhe me pas vazhdonte ne territorin e Fisit Pirust (Puke).

Keshtjella Iliro-Romake Castrum-Vig Kastri i Vigut ne fshatin Vig 8

Kalonte lumin Drin (Ardoksani antik) dhe depertonte ne territorin e Fisit Dardan. Kalonte prane qytetit madheshtor te Ulpianes dhe perfundonte ne qytetin antik Ilir te Naissus (Nish-Serbia jugore e sotme). Nga ketu niste rruga tjeter antike e cila quhej “Via militaris (Rruga ushtarake)”. Ajo rruge shkonte deri ne kryeqytetin perandorak, Kostandinopolis (Stambolli i sotem).

Keshtjella Iliro-Romake Castrum-Vig Kastri i Vigut ne fshatin Vig 5

Pergjate mesjetes se vone dhe deri ne fillim te shek.XX-te prane kesaj keshtjelle kalonte rruga Shkoder-Orosh e cila njihet si “Udha e madhe“. Ne fakt, nje pjese e mire e kesaj rruge mesjetare rezulton qe te jete ndertuar qe nga periudha e antikitetit te vone. Kjo teori vertetohet nga traktet antike te kalldremit romak qe i kane rezistuar kohes.

Gjithashtu edhe nje numer i konsiderueshem fortifikatash antike te shek.V-VI-te te cilat ndodhen neper territorin e Lezhes & Mirdites (prane kesaj rruge). Po ashtu edhe gjurmet e kembeve te disa urave te ndertuara me harqe/ qemere prej guri te latuar.

Keshtjella Iliro-Romake Castrum-Vig Kastri i Vigut ne fshatin Vig 7

*”Castrum Vig” perfaqeson nje nder Monumentet e Kultures me te vecanta ne Shqiperi dhe Ballkan. Gjithashtu meriton nje vend te vecante si nje aset shume i rendesishem ne kuadrin e Trashegimise Historiko-Kulturore te kontinentit Europian. Por edhe per te gjithe pellgun e Mesdheut i cili ka qene pjese integrale e Perandorise se madhe Romake.

Keshtjella Iliro-Romake Castrum-Vig Kastri i Vigut ne fshatin Vig 3

Castrum Vig” eshte dukshem i lene pas dore si rezultat i mungeses se nderhyrjeve konsoliduese dhe restauruese. Per fat te keq pjesa veri-lindore e kesaj keshtjelle eshte demtuar plotesisht nga vershimet e ujerave te rrembyera te lumit Gjader.

Nga Paulin Zefi