Nutella e dashur per te gjithe mund te pergatitet edhe ne shtepi. qumesht lajthi kakao
Home » Si Behet » Receta gatimi » Nutella e dashur per te gjithe mund te pergatitet edhe ne shtepi.

Nutella e dashur per te gjithe mund te pergatitet edhe ne shtepi.

Nese jeni edhe ju nje fance i nutellas, sot dua te jy mesoj sesi ta pergatitni vete ne shtepi. Eshte nje metode e thjeshte dhe e shpejte. Me poshte keni perberesit dhe menyren e pergatitjes :

Perberesit :

  • 4 gota qumesht

  • 4 luge gjelle lajthi

  • 1 filxhan caji sheqer

  • 1 filxhan caji miell

  • 6 luge gjelle kakao

  • 200 gr gjalp

  • gjysem luge caji kripe

 

Nutella e dashur per te gjithe mund te pergatitet edhe ne shtepi. qumesht lajthi kakao

Pergatitja :

  1. Perzieni bashke sheqerin, kakaon, miellin ne nje ene. 
  2. Rrahini mire qe te behet nje pluhur i njetrajtshem.
  3. Shtoni avash qumeshtin qe te mos krijohen kokrriza.
  4. Perziejini mire.
  5. Hidheni kete mase ne nje tenxhere dhe ndizni zjarre te avashte.
  6. Perziejeni pa nderprerje derisa te valoje. 
  7. (Kujdes mos te ngjise ne fund).
  8. Lajthite piqini 5 minuta ne furre.
  9. Bluajini ne blender dhe shtojani mases qe valon.
  10. Ne fund shtoni gjalpin dhe kripen.
  11. Perziejini edhe 10 minuta.
  12. Fikeni zjarrin dhe lereni te ftohet.
  13. Vendoseni ne nje kavanoz dhe mbajeni ne deren e frigoriferit.
  14. Mund ta shijoni kur te doni.

Nutella e dashur per te gjithe mund te pergatitet edhe ne shtepi. qumesht lajthi kakao

Ju Befte Mire!