Ragip Dragusha - Babait tim (Poezi) Vepra letrare shqip
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Ragip Dragusha – Babait tim (Poezi)

Ragip Dragusha – Babait tim (Poezi)

Ragip Dragusha – Babait tim  (Poezi)

Ragip Dragusha - Babait tim (Poezi) Vepra letrare shqip

Babait tim

Sot vendosa të flas me Ty,
në këtë sofër të pashtruar.
Desha përballë të them në sy,
se fjalët tua s’i kam harruar…

E mbaj mënd mirë fjalën tande:
“Mos kij frikë nga e vërteta,
prit me durim der’ ditën e mrame,
që të kuptosh se çfarë është jeta”…

Ditën që ke ikur Zotit jam lutur!
Një vënd në paqë të keshë Ti!
Se në këtë botë asgjë e humbur,
nuk paska vlerë, sa të jesh’ NJERI…

 

Z.Dragusha