Ragip Dragusha - Ti moj vjollcë (Poezi) Letersi shqipe
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Ragip Dragusha – Ti moj vjollcë

Ragip Dragusha – Ti moj vjollcë

Ragip Dragusha – Ti moj vjollcë

Ti moj vjollcë që çil’ sparit

Ti moj vjollcë që çil’ s’parit,
pranverën e pret’ plot gaz.
Shoqet tuja n’pik’ të hallit,
a e din se t’kan’ maraz?

Dimri i gjate i ka shkatërrue,
krahët e kamët ja u ka thy.
dalngadalë tuj çalue,
vështir’ e kan’,’ me t’mbrri ty..

Dikush tha se pranvera,
s’parit vjollcen e ka ftue.
E kan’ pa tue prit’ tek dera,
tuj u puthë, e përqafue……

– Ah moj motrat e mia!
– po thotë vjollca tan’ lezet.
– S’e kam ditë se shoqnia,
sa të don’, aq t’ka haset…….

Ragip Dragusha - Ti moj vjollcë  (Poezi) Letersi shqipe

R.Dragusha