Rrjetet sociale japin shume informacion per personin qe i poston. Keshtu nese iu kushtojme pak rendesi, do arrijme te kuptojme dicka prej tyre. Kjo sigurisht qe vje ne ndihmen tone.
Per arsye se jo te gjithe shprehin ndjesine qe perjetojne nepermjet fjaleve. Shume psikologe kane arritur te kuptojne nepermjet postimeve qe benin adoleshentet. Nuk kane qene te pakte te rinjte qe iu kane shpetuar rrjeteve te trafikut. Apo edhe abuzimeve fizike apo psikologjike.
Cfare kuptimi kane postimet e vazhdueshme?
Sigurisht qe dikush se ka me cfare te merret, nuk poston vazhdimisht ne rrjete sociale. Sidomos nese dikush eshte i lumtur me jeten qe ben. Detyrimisht, dikush qe ndihet i vetmuar ben postime te njepasnjeshme ne rrjete sociale. Ky eshte nje sinjal lehtesisht i dallueshem. Nese vini re se nje mik i juaji ben postime edhe pakuptim, dicka nuk shkon me te.
Duke u ndjere vetem, perpiqen te marrin pak vemendje. Keshtu mendojne se shikimet e teperta, do te thote vemendje per ta. Fotot edhe duke ngrene, duke ecur, ose foto pa kuptim, jane shenje e nje ndjenje te madhe vetmie.
Postime per gjerat personale.
Tipike e njerezve qe nuk i lavderon njeri. Ata qe jane teresisht pasive ne jeten e tyre. Nese do te kene nje arritje, gjeja e pare qe do bejne, do jete nje status ose foto ne rrjete sociale. Ne kete rast nuk kemi te bejme me vetekenaqesi. Por perpjekje per te mbushur nje boshllek te vetin. Edhe vete personi eshte i bindur qe duke postur ate link nuk do ndihet me mire.
Por prap se prap e ben, vetem me qellimin qe dikush ta shohe. Ne nje fare menyre duke “paditur” arritjet perpiqen edhe te marrin laverime. Lavderime ne fakt qe iu behen sa per te kaluar kohen. (Nese u behen….) Dikush qe ndihet i arritur me me dicka, nuk gjen kohe per ta shperndare se pari ne rrjete sociale. Ai qe me te vertete i gezohet dickaje, e ndan arritjen me ata qe i kane dhene kurajo te vazhdueshme.
Postime romantike./Foto me partnerin.
Faktikisht jane bere pak te bezdishme vajzat romantike kohet e fundit. Sikur nuk iu ka shume hije qe lavderojne neper statuse partnerin e tyre. Ngjan me shume si fallsitet sesa ndjenje e paster. A nuk mendoni se dikush qe eshte i lumtur me partnerin nuk ka kohe te shperndaje neper rrjete sociale. Fotot me dedikime tregojne nje pasiguri te theksuar te individit.
Nuk ndihet i sigurte nese partneri ka te njejten ndjenje. Ose akoma me keq, nuk e ndjen as vete aq dashuri sa perpiqet ta shkruaje ne status. Pervec kesaj ri-postimi i fotove te hershme tregon shume. Do te thote se ai cift nuk jane me si me pare, dhe gjen nje cope lumturie ne te kaluaren.