Ragip Dragusha – Ti moj hane (Poezi shqip) Letersia shqiptare
Ti moj hane
Ti moj hana bukuroshe,
që gjithë vëndin e ndriçon.
Zbrit mbas malit në nji qoshe,
se nji zemër po t’kërkon..
Aty ashtë nji vajzë e re,
që sot sparit ka fillue.
Po ka frikë me thye be,
nanës vet i asht betue…
N’atë errësin’ nuk asht tuj dijtë,
djalit të ri me i besue.
Shko pra hanë e bani dritë,
që t’ja shofin sytë e shkrue…
Drita jote përshkon zemrën,
nata e bardhë ta shton lakminë,
për atë djal’ që ja mbush’ mëndjen,
ka me e pasë ma të fortë dashnin……