Si mund te kthehet Microsoft Office 2007 ne shqip
Tutoriale Shqip
Microsoft Office 2007 eshte nje program qe perdoret shume ne zyra, ne shkolla, institucione etj. Ne kete artikull do ju mesojme menyren se si mund te beni Microsoft Office 2007 ne gjuhen shqipe.
Fillimisht vizitoni faqen ne te cilen do marrim paketen e gjuhes shqipe. Klikoni KETU.
Ne faqen qe do hapet mund te shikoni udhezimet ne gjuhen shqipe. Paketa e gjuhes qe do shkarkojme eshte e vlefshme per versionet Microsoft Office Excel 2007, Microsoft Office Outlook 2007, Microsoft Office PowerPoint 2007, Microsoft Office Word 2007.
Sistemet operative te cilat mbeshtesin kete version jane : Windows Vista, Windows XP, Service Pack 2.
Klikoni te fjala Udhezime. Ketu do gjeni te dhenat per te instaluar me sukses paketen e gjuhes shqip. Sic e shikoni faqja e Microsoft ofron shpjegime te bazuara te gjuha shqipe.
Le te fillojme fillimisht me proceduren e shkarkimit te paketes se gjuhes.
Kur ju zgjidhni kuadratin perbri fjales “Emri i skedarit” automatikisht perzgjidhen te gjithe skedaret per shkarkim. Pastaj zgjidhni opsionin “Pasardhese” per te kaluar ne hapin e radhes.
Do vini re qe te gjithe skedaret qe zgjodhem per shkarkim do fillojne te zbresin. Kur te mbaroje shkarkimi i tyre gjeni skedarin e quajtur “LanguageInterfacePack”. Klikoni dy here mbi te, ose klikoni me te djathten e miut dhe zgjidhni opsionin Open.
Dritarja e re qe hapet ju fton te pranoni kushtet e perdorimit. Ju normalisht qe i pranoni. Klikoni Vazhdo per te shkuar te hapi i radhes.
Fillon procesi i instalimit. Ju vetem prisni pak minuta. Gjate kohes se instalimit nuk duhet te keni programe te tjera ne proces.
Ne fund te ketij procesi do ju dale mesazhi “Instalimi perfundoi”. Gjuha shqipe u instalua. Eshte e nevojshme te beni nje fikje dhe ndezje te kompjuterit (Restart). Pas rindezjes ju mund te filloni perdorimin e programeve te paketes Microsoft Office ne gjuhen shqipe.