E rende : Fituesi i festivalit Europian, ne gjendje kritike ne spital
Home » Sport » E rende : Fituesi i festivalit Europian, ne gjendje kritike ne spital

E rende : Fituesi i festivalit Europian, ne gjendje kritike ne spital

E rende : Fituesi i festivalit Europian, ne gjendje kritike ne spital

Kantautori portugez Salvador Sobral, i njohur për suksesin e tij në edicionin 2017 të festivalit Europian me këngën “Amar pelos dois”. Ai eshtë shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Santa Cruz en Carnaxide në Lisbonë.
Artisti vuan prej kohësh nga probleme serioze të zemrës dhe është në pritje të një transplanti.

Sipas shtypit portugez, Sobral është i lidhur me një aparat që e ndihmon të marrë frymë dhe që i lejon rrahjet e zemrës.

Siç shpjegon shtypi lokal, Salvador Sobral është tani “nën kontrollin e mjekëve” dhe është disi në gjendje më të mirë se dy ditë më parë, kur dhe u shtrua me urgjencë në spital.

Salvador Sobral, me hitin “Amor pelos dois”, ka fituar edicionin e 62-të të “Eurovision Song Contest” të mbajtur së fundmi në Kiev.
Përveç melodisë së këngës së tij, ajo që preku publikun ka qenë edhe historia personale e këngëtarit, i cili vuan nga probleme me zemrën. Aq sa nuk mundi të marrë pjesë në të gjitha provat e Eurovision-it dhe në disa raste ka dërguar motrën në vend të tij. Pas fitores, Sobral interpretoi në duel me të.