Keshilla per gjumin. si te menaxhojme gjumin tutoriale shqip Keshilla psikologjike
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Keshilla per gjumin.

Keshilla per gjumin.

Keshilla per gjumin.

Si te menaxhojme gjumin

Na ndodh te gjitheve qe ndonjehere te mos fleme dot. Ulemi ne krevat dhe qendrojme zgjuar per nje kohe shume te gjate. Ne fakt nuk kemi te bejme me asnje problem shendetsor. Ndodh qe shume individe drejtohen neper farmaci per te gjetur nje ilac per gjumin. Por kjo nuk duhet te behetv !

Me disa teknika shume te thjeshta mundemi te menaxhojme gjumin. Nese jeni ulur ne krevat prej disa oresh, duhet te ngriheni. Levizni nga dhoma. Shkoni ne sallon ose ne kuzhine dhe beni dicka. Hani ose pini dicka te lehte. Degjoni muzike ose lexoni disa faqe libri. Te qendruarit ne krevat dhe mosfjetja do qoje ne tru disa sinjale negative. Si psh te behet nje lidhje mes ankthit te pagjumsise dhe krevatit. Keshtu shpesh nete do e perjetoni te njejtin problem.

Keshilla per gjumin. si te menaxhojme gjumin tutoriale shqip Keshilla psikologjike

Mbetet nje zgjidhje e mire, te berit dush.

Dime qe temperatura e trupit bie pas dushit keshtu qe eshte me e lehte te fleme. Ose te humbim vemendjen ne nje loje jo teknologjike. Psh duket qesharake ne fakt numerimi i deleve ne nje pikture, por ben efekt.

Nje gote qumeshti te vaket, muzike e lehte.Kjo pasi te kemi bere nje dush. Eshte menyra me e mire per te fjetur menjehere sapo te uleni ne krevat.

Gjithashtu duhet qe te largoni nga mendja te gjitha ngjarjet negative. Largojeni ankthin. Ndonjehere arsyet per pagjumesi jane mendimet per brengat. Stresi ne pune, stresi ne shtepi. Nese keni dicka stresuese ne mendje, para se te flini shkruajeni diku. Te shkruarit e largon nga mendja ate problem para gjumit. Si pasoje e gjithe ketyre, truri lodhet.

Nuk eshte dicka alarmante nese nuk flini dot. Ama nese asnje nga keto teknika nuk ju ndihmojne. Atehere eshte mire te merrni ndonje keshille nga mjeket. Ata ofrojne dicka me konkrete mbase.