Llojet e montazhit në romanin Oh të Anton Pashkut. sekuenca bukureza Anton Pashku
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Llojet e montazhit në romanin “Oh” të Anton Pashkut.

Llojet e montazhit në romanin “Oh” të Anton Pashkut.

Llojet e montazhit në romanin “Oh” të Anton Pashkut.

Llojet e montazhit në romanin Oh të Anton Pashkut. sekuenca bukureza Anton Pashku

Në paraqitjen e montazhit në tërësi (fiction) janë dy metoda: ajo në të cilën subjekti mbetet i fiksuar në hapësire dhe ndërgjegjja e tij lëviz ne kohe-ne këtë rast kemi montazh kohor (time-montage) ose mbivendosjen e imazheve/ mendimeve nga një kohe në një tjetër; tjetra metode është ajo e fiksimit ne kohe dhe ndryshimi i elementeve hapësinore, dhe në këtë rast kemi – montazhin hapësinor (space-montage).

Montazhi :

Nëse i referohemi këtyre metodave, ne romanin “Oh”‘ kemi montazhin kohor (time-montage) personazhi është i fiksuar në hapësirë dhe mendimet e tij lëvizin nëpër shekuj. Nëse vështrohet malaria në, relacion me realitetin është kapur një kohë objektive me gjatësi një-ditëshe, ndërsa në strukturimin poetik të këtij teksti letrar është përmbyllur një kohë objektive dymijë vjeçare. Kjo është arritur nëpërmjet kohës së rrudhur imagjinatave – krijimtare që më të rrudhurin e vet i ka prishur tre dimensionet e kohës objektive reale. Pra, kemi mbivendosje te imazheve nga një kohë në një tjetër, këto nuk janë imazhe të jetës personale, por më së shumti janë të jetës kolektive-etnike, nga lashtësia dhe bashkëkohësia, të cilat zënë një hapësirë shumë të madhe në krahasimin me ato të jetës personale.

 

Lëvizja e personazhit në kohë (që në gjuhën kinematografike do ishte “Shifting”), nis nga një e shkuar e afërt personale, (dita te liqeni) për t’u shtyrë në një kohë të nënkuptuar si Mesjetë. Nëpërmjet plakut ”shkohet në antikitet në kryengritjen e Batove dhe nëpërmjet një ushtari ilir të fisit të Desidiatëve shkohet në kohën e Gentit,{ kemi mbivendosjen e imazheve} – pas kësaj kemi një rikthim te plakut. Pas zhdukjes se imazhit te tij (fade-out), kemi imazhe të bashkëkohësisë së personazhit, 319 është Fjalimi i Mizogamit. dhe Skena e Gjahut, për t’u rikthyer në të kaluarën e afërt (te liqeni) — Dhe më pas, skena përmbyllëse që është e ngjashme me ata hyrës, që tregon se personazhi nuk ka lëvizur fare në hapësire.

 

Struktura :

Struktura e romanit Oh është mjaft e ngjashme me të ashtuquajturin Montazh Metrik, ku pjesët bashkohen (montohen) me njëra-tjetrën në bazë të kohëzgjatjes se tyre (masave).

Kemi proporcione në raportet mes pjesëve dhe sekuencave ” të montuara”. Më e dukshme është barazia mes pjesës së parë dhe pjesës së fundit (nëse heqim sekuencat e vegimeve dhe ëndrrës).

Ndërsa raportet mes pjesëve te tjera kanë masa të parregullta.

 

— Karakteristika kryesore e strukturës së romanit është montazhi konfliktual, (në kinematografi Collision Montage), pranëvënie e dy pjesëve / sekuencave konfliktuale.

Në romanin “Oh” kemi mungesë të konfliktit.

 

A to, që në prozën tradicionale janë konflikte, te Oh janë kundërvënie të shëmbëlltyrave

mendore. Kështu, mbijetesa etnike ne rrethanat e pushtimit dhe zhbërjes, që rrjedh prej

historisë së lashtë deri në bashkëkohësi, shfaqet nëpërmjet këmbimit të shëmbëlltyrave / imazheve dyshe antonimike, me ngarkesë lëndore të kundërt.

 

Ndërsa disa studiues konfliktin në romanin Oh e kanë quajtur konflikt monolit.Por, megjithëse konflikti i shprehur drejtpërdrejt mungon, ai realizohet nëpërmjet montazhit, kundërvënies mes pjesëve dhe sekuencave jo vetëm në përmbajtjen, por dhe me masat (kohëzgjatjet) dhe në ligjërimet e tyre.

Kundërvëniet më të mëdha janë:

  • Kundërvënia mes Sekuencës së Bukurezës ( bukurisë së vërtetë, sublime) dhe Sekuencës

së Balonave (bukurisë së rreme, demagogjisë):

 

– Nji kënaqësi dhe nji gëzim i pakufishëm më përshkroi kur e pashë atë dritë të bukurezës dhe atë

Lakadredhë që dukej si plasaritje në trupin e ngurtë të errësirës, atë dritë të fuqishme dhe atë

Lakadredhë të ndriçme qe e kishte pre lik për gjysmë tanë atë errësinë të dendun mbrapa kalkatseve të mia”

 

Dukeshin të këqija (balonat), kur pëlcitshin dukeshin të këqia, në të vërtetë, dukeshin pa kurrfarë vlere; kur ishin të fryme, më hutojshn pa masë me larat e tyre të vizllueshme, ndërsa tash, kur pufllojshin më dukeshin kurrëgja.

 

Bukureza

  1. I shkaktonte kënaqësi dhe gëzim të pakufishëm
  2. Drita e saj ishte magjepsëse, drita e saj ishe aq e fuqishme sa kishte pre errësirën e tij.

 

Balonat

  1. I shkaktonin hutim
  2. lshin të këqija ( kjo është e përsëritur, për ta theksuar). pa kurrfarë vlere- ishin kurrgjë.

 

 

  • Kundërvënia mes Sekuencës së Mizogamit( atdhemohuesit apo identitet mohuesit) dhe Sekuencës së babait të tij( atdhedashurisë).

Sekuenca e atdhedashurisë

 

Kurrë nuk më ka pëlqye ajo erë, ajo duhmë e dheut te malit, e dheut të arave të babës sim… As ai, as baba… Ai e donte pa masë tanë atë dhe të vet… Hëm, atë dhe te vet!… Dhe ishte shumë vështirë të bisedosh për gjana të tjera, pas për atë dhe… Hëm, për atë dhe!… Dhe ai ishte i gatshëm të bahej dhe, dhe për atë dhe… dhe bahej … Bahej fushë e blerueme, fushë me lulëkuqe, fushë që vetë herrte nga vetvetja bar e barojë… vete herrte…

 

Në këtë moment të rrëfimit kemi prerjen (cutting), kalohet në një pjesë që i kundërvihet pjesës së mësipërme, kjo duket përveçse nga përmbajtja, dhe nga ndryshimi i ligjërimit, nga patetik në ligjërim ironik.

Sekuenca atdhe-mohuese apo identitet-mohuese

Po … Par ai dhe i tij ishte aqë i madh(ironi) sa ai tani mund të shihej nga çatia e shtëpisë perdhecke, nga shtëpia, nga çatia e shtëpisë së vogël përdhecke… Hëm, çatia!

Ndërsa kundërvënia jepet dhe drejtpërsëdrejti :

 

Edhe pse më ka lëçitë për shkak të çatisë se bates, për shkak se unë jam qytetar i botës, shpirti më digjet që baba im nuk mendon si unë, që nuk përpiqet si unë, si unë që po përpiqem që nji ditë të mos këtë as qytetarë të botës, as galksorë, po vetëm qytetarë të Kozmosit tone te dashtun… Dhe çuditem pse disa duen t’ja bajnë përmendoren babës sim kur nga ai përhapet era, përhapet duhma e këtij dheu!…

  • Kundërvënie tjetër është dhe ajo mes Sekuencës së e Batos së Breukëve dhe Sekuencës së Batos së Desidiateve.

 

Tematika e kërcënimit te identitetit kombëtar, realizohet dhe me një tip tjetër montazhi, me montazhin e pranëvënies (në kinematografi, Comparison Montage} së pjesës së sekuencave me lidhje tematike, të ciklit kanë funksionin e përforcimit të temës, siç; janë pranëvënia e Sekuencave të Zguerit dhe te Deleve, pranëvënia e Pjesëve të Batos së Breukëve dhe Gentit, dhe pranëvënia e Pjesëve të Fjalimit të Mizogamit dhe Gjahut.

Funksioni i montazhit në letërsi, dhe veçanërisht në romanin Oh është i dyfishtë: nga njëra anë nëpërmjet tij krijohet iluzioni i rrjedhës së mendimeve; nga na tjetër të teknikës së montazhit këto mendime organizohen.

Në teknikën e montazhit te romani Oh, kemi dy karakteristika të rëndësishme: njëra është montazhi konfliktual, që është element i montazhit apo kinemasë sovjetike, dhe tjetra është kondensimi shumë i madh i kohës (brenda një dite – XXIV shekuj) që është karakteristikë e montazhit apo kinemasë klasike amerikane.

Nga Orjona D.