Çfarë do të donit para se të vdisnit ?
Nga ideja e një artisteje që ka shkruar mbi një mur në New Orleans në 2011, lindi projekti “Para se të vdisja do te doja…
Sot ka më shumë se 400 mure në më shumë se 60 vende të botës ku njerëzit “rrëfehen”.
Janë 400 mure shumë të veçantë vërdallë nëpër botë. Janë më shumë se 60 vende që mbledhin shkrimet e personave të cilët flasin më shumë se 25 gjuhë të ndryshme. Mure të tillë ka në SHBA, ku u ndërtua muri i parë në:
- New Orleans në 2011
- Irak
- Japoni
- Portugali
- Afrikën e Jugut
Këto quhen ndryshe dërrasa e zezë e dëshirave, sepse kushdo që kalon mund të marrë një shkumës dhe të shkruajë cfraë do të donte të bënte para se të vdiste, sigurisht në anonimat.
Do të doja…
- Të ushqeja një elefant, të shkruaja një libër, të rrisja fëmijën tim, të isha i lirë, të kërceja, të shpëtoja shpirtin tim, të shkoja në vende të largëta, të kem kurajo, të rishikoja familjarët e mi…
Këto janë disa nga mijëra e mijëra fraza të shënuara me shkumësa me ngjyra në këto dërrasa të mëdha.
Rezultati?
Një minierë mendimesh njerëzore në rritje të vazhdueshme, një rrëfim publik i dëshirave personale që ktheht në art rruge.
Muri i parë
E para që ka shkruar Before I die I want to… (Para se të vdisja do doja…) ka qenë Candy Chang, një artiste e lindur në Taiwan por që ka jetuar në SHBA, arkitekte 30 vjeçare. Pasi kishte humbur personin e zemrës, ajo shkroi në murin e një shtëpie të braktisur pas uraganit Katrina në lagjen e saj në New Orleans. Ajo priti që dikush tjetër të shkruante aty pas saj dëshirat e veta. Ajo tregon se:
Në fillim kalimtarët ndjeheshin në siklet dhe në mëdyshje, madje mendonin se ishte një lloj kamere e fshehtë. Por të nesërmen e ditës muri ishte plot.
Libri
“Të flasësh për vdekjen qartëson jetën tënde”. Ky është mesazhi që Candy Chang ka lënë te Before I die I…, e përcaktuar nga gazeta amerikane “The Atlantic” një prej projekteve më të mëdha komunitare që është krijuar ndonjëherë. Projekti – i cili ka pasur një fazë edhe në Itali, në Romë në majin e vitit 2013 – sot është bërë një libër.
Po ju, çfarë do to donit para se të vdisnit? Mund të lini një mesazh në koment.
dëshirave personale mendimesh njerëzore do të doja