Eshte disi e lodhshme te nisesh diten pa deshire. Te jesh i rraskapitur akoma qe pa nisur punen apo shkollen. Kjo gje ndodh sigurisht per arsye te ndryshme. Dhe mbi te gjitha nuk i ndodh vetem dikujt. (Pra mos u shqeteso, nuk je i vetmi).
Nder arsyet kryesore perse ndihemi te lodhur eshte menyra sesi organizojme jeten.
Se pari : Jeni orientuar drejt nje jete sedentare.
Ju nuk jeni ne levizje. Qendroni pjesen me te madhe te dites ulur. Nuk shqetesoheni shume per shendetin tuaj, por merrni telekomanden dhe kaloni diten ne divan. Kjo eshte arsyeja me madhore pse ndiheni te lodhur. Ju keni nevoje te merrni energji. Organizmi juaj ka nevoje per ajer te paster dhe kete nuk e merrni ne divan apo dhome te mbyllur. Gjithashtu ushqeheni me cfare te ju dale perpara.
Se dyti : Ju pini shume kafe.
Kafeja eshte produkti kryesor qe ndikon ne lodhjen fizike. Nese ju pini kafe shpesh, cilesia e gjumit do te jete shume e keqe. Ju do te ndiheni te lodhur dhe te rrakapitur edhe pse keni fjetur disa ore. Per te qene te clodhur dhe me energji, ju keshillojme qe te mos pini kafeine se paku 6 ore para se te shkoni ne shtrat. Nje filxhan kafe eshte zgjedhje e mire per mengjes, apo per pasdreke. Keshtu qe mos e lodhni organizmin tuaj me kafe ne pasditen e vone. Kjo do jua dobesoje imunitetin.
Se treti : Nuk pini uje mjaftueshem.
Hidratimi eshte i rendesishem per ruajtjen e perqendrimit. Kur uji eshte i pakte ne gjak, ushqyesit arrijne tek muskujt dhe organet me avash. Fatmiresisht dehitradimit prej 2% na shkakton etjen. Keshtu ne i permbushim nevojat e organizmit me uje sa here qe kemi nevoje. Prandaj edhe gjate dites duhet te konsumojme nje sasi te rekumandueshme uji. Duhet se paku te pime 8 gota uje. Kjo do te sjelle freski ne organizem dhe do te ndihemi me ne forme.
Se katerti : Mbreme e keni tepruar me alkool.
Kjo ndikon ne ngritjen padeshire dhe me dhimbje koke. Alkooli shkakton dhimbje te madhe koke te nesermen e konsumimit te tij. Ai nuk lejon qe te beni gjume cilesor. Madje do te ju dale gjumi shume shpesh gjate mbremjes. Nuk do te ndiheni aspak rehat me trupin tuaj. Dhe per pasoje te nesermen, ju nuk jeni gati te nisni nje dite te re. Do te jeni shume te lodhur dhe pa energji.
Se fundmi : Ju nuk keni nje regjim personal.
Shkurt fare ju nuk kujdeseni aspak per veten. Nuk keni nje regjim ushqimor. Nuk dilni te ecni ne ajer te paster dhe nuk ushqeheni shendetshem. Kjo ndikon drejtperdrejte ne cilesine e jetes. Nese ju nuk i vini vetes nje regjim te caktuar, per pasoje do te keni nje dite te lodhshme qe ne mengjes. Keshtu qe binde veten qe te zbatosh disa rregulla qe do permiresojne jeten tende.