Ragip Dragusha – Fol pra Shqip (Poezi)
Fol pra Shqip
Fol pra shqip! – po du me t’thanë,
Per ty rrjeshtat jam tuj shkrue
N’se ke lindë ti prej një nane,
N’gjuhë të saj me kuvendue.
Unë e di se vendi huej
Gjuhën e nanës s’ta kupton,
Por shqiptarit, sa herë t’muejsh,
Foli shqip, se t’adhuron.
Porsi shpirti i ndamë dyshë,
Kur ti foshnjen sjell n’ jetë,
Ashtu ndaj gjuhën pergjysë,
Se t’huejen e mëson vetë.
Mos mendo se gjuha e huej
Emrin “nanë” ka me ta ndrrue,
Kurrë ndodhë s’i ka kerkuj
N’ gjuhë t’huej me lëngue.
Këndo pra ti gjuhën e nanës,
Siq këndon Zana e malit,
Siq ia thotë bilbili kangës,
E t’percillet djalë mbas djalit.