Perberesit :
-
0.5 l qumesht
-
200 gr sheqer
-
2 te verdha veze
-
2 paketa krem karamel
-
rrush te thate
-
arra te shtypura
-
4 cope biskota te thermuara
Pergatitja :
- Marrim kater gota dhe ne secilen hedhim ne fund nje biskote te thermuar dhe rrushin e thate.
- Ne nje tenxhere hedhim qumeshtin, sheqerin dhe te verdhat e vezeve.
- I perziejme mire dhe i vendosim ne zjarr duke e shtuar ngadale edhe paketat me krem karamel.
- Vazhdojme ti trazojme ne menyre qe te treten ato dhe te mos behen kokrra.
- Vazhdojme te trazojme masen derisa te marre vale dhe kur te filloje te beje flluska e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet pak.
- Masen e hedhim ne gotat ku kemi hedhur biskotat e thermuar deri ne gjysem te gotes.
- Masen tjeter e perziejme me kakao ne menyre qe te behet ngjyre cokollate duke e trazuar. Pastaj e hedhim kete pjese mbi masen e bardhe .
- I leme te ftohen, pastaj hedhim arrat e thermuara siper.
- Mund tu hidhni edhe recel luleshtrydheje nese deshironi.
- Lerini 1 ore te ftohen dhe jane gati.
Ju Befshin Mire!!!
adminReceta gatimi Receta gatimi, Si te pergatisni zupa shpejt dhe shijshem.