Gjuha e dhimbjeve te trupit. Cfare te mundon?
Te gjithe ndjejme lodhje. Ose disa shqetesime qe na e bejne jeten me te veshtire. Ankohemi per dhimbje te cilat nuk e dime as pse na ndodhin. Sikur te dime te kuptojme llojin e dhimbjes me siguri qe do i qetesonim me lehte. Ne mengjes gjithcka nis me dhimbje koke te pashmjegueshme. Nga dreka nje djegie ne stomak qe nuk te lejon as te ushqehesh. Nga mesdita do te nisin edhe dhimbje mesi. Nderkohe qe ne mbremje ndihet keputje muskujsh. Mungon deshira per te bere dicka. Debulesa gjithashtu ndodh ne pjesen me te mire te dites. Dhe keshtu ndonjehere ndihen edhe dhimbjet e muskujve. Dhimbje mesi, apo edhe dhimbje e shtylles kurrizore.
Pse ndodhin te gjitha keto? A vuajme valle nga hipokondria? Vetem se simptomat jane te njejta nuk do te thote gjithmone qe vuani nga hipokondri. Kjo thjeshte ju shkakton edhe njefare lodhje. Dhe bashke me te humb edhe deshira per te ndryshuar kete gjendje. Ama kjo nuk do te thote qe ju nuk perpiqeni mjaftueshem.
Fatkeqesisht kjo gjendje nuk sherohet me ilaqe. As me medikamente bimore. As me kura popullore. Por as me ndonje nga ato magjite e gjysheve. Kjo gjendje kerkon te rregullohet nje sistem i cili eshte crregulluar. Dhe si mund te rregullohet?? Lexoni me poshte :
Shkaqet e gjendjes qe perjetoni :
Zbrazeti qe duhet mbushur : te jemi te ndershem, mungojne pasionet. Mungon edhe dicka qe ju ben te lumtur.
Energji te shumta, qe nuk i vini ne pune. (Energji per seks, sport, krijimtari etj).
Dis-nivel mes aktivitetit tuaj emocional dhe aktivitetit fizik.
Jete e perqendruar jo ne ate qe ju jeni : (E keni ate ndjesine e te berit te tjeret te lumtur? Apo deshiren qe dikush te jete krenar per ty? Apo te jetosh sipas menyres se te tjereve? Kjo eshte braktisje e jetes tende).
Shenjat me te zakonshme :
- Dhimbje koke.
- Temperature.
- Dobesi.
- Debulese.
- Marrje mendsh.
- Therje ne zemer.
- Stomak i perzier.
- Dhimbje dhe djegie stomaku.
- Kolle.
- Dhimbje fyti.
- Te ftohte edhe kur nuk eshte ftohte.
- Dhimbje te vazhdueshme barku.
- Per femrat! Crregullime menstruale.
- Dhimbje shpine.
- Dhimbje kycesh.
Keto crregullime dhe shqetesime jane gjuha e trupit. Keto shenja po ulerasin per te treguar nje semundje qe akoma nuk eshte shfaqur. Dicka nuk shkon mire ne organizmin tuaj, dhe kjo duhet kontrolluar. Beni sa me shpejt nje kontroll te pergjithshem. Trupi juaj po ju kerkon ndihme.
Si te shpetoni nga kjo gjendje?
Pervec nderhyrjeve mjekesore nje psikolog eshte gjithmone zgjidhje. Ndaj nese mundeni beni psikoterapi-psikopatike. Kjo sigurisht qe nga psikologu (specialist) do shoqerohet nga kura natyrore. Por gjithcka ne kete nderhyrje varet nga besimi qe ju keni se do kete rezultat. Teknikat trupore jane shume relaksuese. Keshtu do te reduktoni nje pjese te mire te dhimbjeve dhe mbi te gjitha, do te shpetoni nga ilacet. Ndihmojeni veten se pari duke reduktuar lodhjen e tepert punen e cekuilibruar dhe ritmet e shfrenuara. Mbi te gjitha duhet te ndihmoni trupin tuaj. Ju keni ne dore me shume sesa mjeket apo psikologet.