Gjerat qe i beni pa dashje dhe iu demtojne imazhin drejt suksesit.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Gjerat qe i beni pa dashje dhe ju demtojne imazhin drejt suksesit.

Gjerat qe i beni pa dashje dhe ju demtojne imazhin drejt suksesit.

Gjerat qe i beni pa dashje dhe ju demtojne imazhin drejt suksesit.

 

Te gjithe e duam fort suksesin. Dhe te gjithe kemi deshire te leme pershtypje sa me pozitive tek te tjeret sidomos nese behet fjale per te ardhmen tone. Gjithnje jemi ne ‘Lufte’ me vetveten per te lene shije sa me te mire tek te tjeret. E gjithnje duam qe ata qe na njohin, te kene vetem mendime pozitive rreth nesh. Por kete gje ne pa dashje edhe nuk e arrijme. Jane disa gjeste qe na demtojne imazhin dhe nuk na lene shume rruge te hapur rreth suksesit. Ja cilat jane ato :

Gjerat qe i beni pa dashje dhe iu demtojne imazhin drejt suksesit.

1. Kontrollimi i telefonit gjate kohes qe bisedojme me dike.

Telefoni eshte si parazit per te gjithe ne. Eshte e pamundur te mos e kontrollojme nderkohe qe po flasim. Edhe nese nuk kemi asgje per te bere thjeshte e nxjerrim nga celesi. Nese ju ka ndodhur me dike, a nuk jeni ndjere keq? Sikur nuk ka dashur te ju degjoje. Sikur nuk i ka interesuar se cfare po flisni. Mbase me siguri keni humbur edhe fillin e bisedes. Kjo ju ka bere te shperqendroheni. Te harroni se cfare po thonit dhe te mos arrinit te kapnit fillin e bisedes. Ndaj nese nuk doni te lini pershtypje te gabuara, mbajeni larg telefonin. “Larg syrit, larg mendjes” thote nje fjale e urte. Fshiheni diku ne cante nese keni dicka te rendesishme per te folur.

2. Perseritja e deshtimeve te koheve me pare.

Te gjithe kemi deshtuar. Dikush me shume  e dikush me pak. Dikujt i ka kushtuar deshtimi qe ka patur, nderkohe qe ka te tjere qe demtojne veten kot. Nuk duan te ja dine nese ka qene apo jo aq e madhe ajo humbje. Shpesh gjykojme veten. Urrejme menyren sesi kemi perjetuar nje situate. Nuk duam te pranojme perfundimet qe kemi nxjerre. E quajme veten deshtake! Vete-sulmohemi, si e si te kerkojme me shume nga vetja. Por kjo nuk eshte aspak gje e mire, sepse ne e demtojme veten ne nje fare menyre. Duke i kujtuar vetes vazhdimisht sesa here kemi deshtuar, i ofrojme veyes nje tjeter rrezik qe eshte ai i neglizhences. Nuk ka asgje me te keqe sesa te neglizhosh arritjet e tua.

3. Mbajtja shoqerive me psikovampire.

Shoqeria qe kemi nuk eshte gjithmone e duhura. Prej te mireve mesojme e prej te keqinjve piqemi. Te kesh nje mik do te thote shume gjera per personalitetin qe ke. Nese miku juaj i ngushte eshte ne humor te mire, mundesite qe te jeni edhe ju te lumtur rriten me 60%. Ndaj eshte gjithnje ide e mire, zgjedhja e nje shoku qe eshte gjithnje ne humor. Por cfare ndodh me njerezit negativ? Me ata qe vetem ankohen. Me viktimat e deshperiimit te thelle emocional. Duke mbajtur prane nejrez te tille i ke rezervuar vetes dicka shume negative, sic eshte edhe demoralizimi. Nuk eshte ide e mire qe nje njeri i trishtuar tere kohen te ju rrije prane. Te jeni te bindur qe do ju ‘infektoje’ edhe ju!

4. Krahasimi i vetes me dike.

 

Nese dikush ja ka dale do te thote se i eshte perkushtuar asaj pune. Do te thote qe e ka marre seriozisht gjithcka. Por kjo nuk do te thote se eshte mbinatyror. Te gjithe mundemi te bejme cdo gje sikur duhet, MJAFTON TA DUAM KETE GJE! Justifikimet iu perkasin njerezve te dobet. Ata qe largojne nga vetja arsyen e deshtimit nuk kane qene asnjehere gati per sfida. Dikush qe e merr me seriozitet dhe perkushtohet ndaj dickaje, sigurisht qe e arrin. Dhe me besoni, eshte shume bukur kur dikush ju merr per shembull juve. Eshte nje ndjesi e vecante.

Nese ju e krahasoni veten me dike qe eshte me i dobet se ju, sigurisht qe nuk duhet te keni shume pritshmeri per veten. Nuk eshte e lehte te ja dalesh, por gjithashtu nuk eshte e pamundur. Nese dikush ja ka dale para teje nuk do te thote se ka qene me superfuqi. Ka qene thjeshte dikush qe ka dashur ti dale ne krye dickaje qe e ka nisur me besim. Prandaj, nese e keni krahasuar deri me tani veten me dike, MOS E BEJ ME!

5. Merreni me jeten e te tjereve.

Nga cdo njeri do te mesosh dicka interesante. Ne fund te fundit edhe ne e dime se jetojme me njerez shume dimensional. Edhe fatkeqesisht, jetojme me shume thashethemaxhinj. Qe gjithnje jane njerez qe s’kane nje jete te tyren te lumtur. Ndaj duke u perpjekur te bejne dicka te mirefillte ne jeten e perditshme, flasin per te tjeret. Keshtu ata ndjejne kenaqesi, (qe pergjithesisht zgjat pak). Nuk eshte aspak e nevojshme te flasim per te tjeret, nese jeton ton e e jetojme sikur duam. Keshtu qe nese nuk duam qe te tjeret te merren me punet tona, atehere, nuk kemi pse te merremi as me jeten e dikujt tjeter.