Si te shkarkoj video nga Youtube – Tutoriale Shqip Falas
Eshte nje nder pyetjet qe shumica prej nesh e bejme : Si te shkarkoj video nga Youtube
Na ndiqni me tutoriale shqip falas, te ilustruara me fotografi. Ne kete artikull do ju tregojme per nje nder faqet me te vizituara.
Hapi i pare eshte te vizitoni faqen : www.youtube.com
Zgjidhni kengen qe deshironi te shakrkoni. Kopjoni adresen (linkun) e kenges duke klikuar me te djathte mbi te, si ne fotografi. Pasi klikuat me te djathte zgjidhni fjalen COPY (Kopjo).
Hapi i dyte eshte te vizitoni faqen : www.keepvid.com
Linkun qe kopjuat nga faqja e Youtube, dhe bashkangjiteni (dmth do ta beni PASTE) te kuadrati qe ju mundeson keepvid.com (adress bar). Me pas klikoni te butoni DOWNLOAD (Shkarko).
Ketu faqja ju ofron disa opsione te cilesise se videos.
Nje nga opsionet me te perdorura per ne eshte shkarkimi i videos ne format MP4. Cilesia e keshillueshme eshte 720p (piksel). Kjo per arsye se teknologjia avancon nga dita ne dite.
Cilesia e transmetimit te nje videoje rritet. Nese ne kemi nje laptop te mire me procesor minimalisht i3, eshte gje e mire. Ju e shikoni kete video ne format hd.
Shume here mund te keni pare reklama te ndryshme me fjalen 4K. ne gjuhen e thjeshte do te thote :
4K Ultra Hd. Rezolucioni eshte 3840 × 2160 piksel , dhe madhesia e videos eshte 8.3 Mbps.
8K Ultra Hd Ne kete rast rezolucioni eshte 7680 × 4320 , madhesia e se ciles eshte 32 Mbps.
Ka shume rendesi para se te shkarkoni videon te shikoni edhe madhesine e saj. Ju mund te shikoni se sa me shume rritet cilesia e videos, aq me shume vend kerkohet ne diskun e ngurte (Hard Disc).
Vazhdojme me hapin e radhes duke klikuar te nje nga opsionet :
- Cilesine dhe madhesine (sipas deshires suaj)
- Llojin e materialit (video apo vetem audio)
Te dritarja qe eshte hapur zgjedhim opsionin OK. Mesazhi i faqes Keepvid.com thote qe :
Nese duam te ruajme videon duhet te klikojme me te djathte dhe te zgjedhim : SAVE AS (Ruaj si). Nje dritare e re do hapet automatikisht.
Duhet te keni parasysh edhe madhesine e cdo videoje qe ju shkarkoni.
Ju mund ta zbrisni ate edhe ne format MP3.
Duke zgjedhur opsionin e fundit Download MP3 – 64/128 kbps do te thote qe ju merrni vetem audion (zerin) e videos.