Si reagojne femijet pas divorcit te prinderve.Keshilla psikologjike.
Shume cifte zgjedhin divorcin si nje menyre shpetimi. Per disa konsiderohet e gabuar, per disa e drejte. Kjo eshte ceshtje kendveshtrimesh. Ciftet zakonisht ndihen te cliruar pasi divorcohen. Por cfare ndodh me femijet e tyre.
Psikologjia e femijeve ndryshon menjehere pasi dy prinderit divorcohen. Ndryshon menyra e te menduarit dhe te sjellurit sepse ata tashme do te kene te bejne me zemra te thyera te prinderve. Sigurisht qe jo te gjithe femijet reagojne njelloj. Por holumtimet thone se me shume se 40% e tyre kane te njejten menyre reagimi.
Femijet e moshes 2.5 deri ne 6 vjec e kane me te veshtire te kuptojne. Ata bejne pyetje te vazhdueshme vetes se perse prinderit u jane ndare. E ne fakt nuk e kuptojne arsyen.
Reagimet e femijeve pas divorcit:
-
Refuzimi
Femijet nuk e pranojne dot faktin se nuk do te jene me nje familje e bashkuar. Apo se do te jene sebashku pergjithmone. U duket pakuptim fakti se mami e babi do rrine ne shtepi te ndryshme.
-
Zemerimi dhe agresioni
Te qenit te zemeruar dhe refuzues ndaj cdo gjeje eshte tipike. Jane te zemeruar ndaj prindit qe shohin cdo dite. Duke e bere ate te jete fajtor per cdo gje.
-
Trishtimi
Qendrojne te trishtuar, madje edhe qajne ne vetmi. Larg te tjereve u duket vendi me i mire.
-
Frike
Frike ne lidhje me te ardhmen. Pikepyetje se kush do te kujdeset per ta. Dhe a do te kujdeset sikur duhet i mundon shume.
-
Ndryshime ne zakone
Shkeputja prej aktiviteteve te zakonshme. Distancimi prej miqve. Mungese deshire per te vepruar si me pare.
-
Te pasigurte
Pasiguria lidhet me menyren e te jetuarit. Ata do te jene te pasigurte per te ardhmen qe i pret. Te pasigurte nese shoqeria nuk do ndryshoje sjellje ndaj tyre, etj.