Te gjitheve na ka rene rasti te duam te shkojme diku dhe te mos rrugen. Jemi mesuar te perdorim edhe navigator normalisht. Por qe nje navigator te punoje ka nevoje per internet. Ne rastin konkret ne do ju tregojme nje program qe nuk ka nevoje per internet. E vetmja gje qe nevojitet eshte te shkarkoni hartat vetem nje here ne telefonin apo tabletin tuaj. Pa humbur kohe le te fillojme proceduren e shkarkimit dhe instalimit.
Fillimisht hapni Play Store te telefoni juaj. Kerkoni fjalen maps.me offline map+navigation.
Nga rezultati i kerkimit zgjidhni programin si ne figuren e meposhtme. Zgjidhni opsionin Install. Keshtu ju jepni komanden qe ky aplikacion te instalohet ne telefonin tuaj. Madhesia e ketij programi eshte 61.76 mb. Sigurohuni qe keni hapesiren e duhur ne telefon per ta instaluar ate.
Fillimisht pranoni kushtet e perdorimit te ketij aplikacini duke klikuar Accept.
Procesi i instalimit do filloje te kryhet. Ju prisni qe procedura te mbaroje.
Pasi programi te jete instaluar hapeni ate.
Kjo eshte pamja e pare qe ne shikojme ne hapje te aplikacionit. Eshte momenti te shtypim mbi fjalen ACCEPT AND CONTINUE. Keshtu pranojme kushtet e perdorimit.
Harta do hapet. Do shikojme vendndodhjen tone ne harte.
Ju keni mundesi te shkarkoni hartat e deshiruara ne telefonin tuaj. Keshtu kur te jeni jashte zones se mbulimit me internet nuk do keni problem sepse harta eshte e ruajtur ne telefonin tuaj.
Nese deshironi te shkoni diku dhe nuk dini se si. Navigatori ne fjale ju ofron kete mundesi.
- Jepni adresen e sakte qe deshironi te shkoni duke e gjetur ne harte.
- Vendosni pikenisjen tuaj.
- Zgjidhni fjalen START.
Ju mund te hyni gjithashtu ne menune Settings, dhe te beni ndryshime te tjera. Nje tjeter opsion eshte te ndani me miqte tuaj vendodhjen tuaj, nese dikush deshiron te vije atje ku ju ndodheni.