LISSUS. Qyteti i pavdekshem dhe metamorfoza e nje objekti religjioz unikal ne Shqiperi
Home » Studenti Online » Dega Histori » LISSUS. Qyteti i pavdekshem dhe metamorfoza e nje objekti religjioz unikal ne Shqiperi

LISSUS. Qyteti i pavdekshem dhe metamorfoza e nje objekti religjioz unikal ne Shqiperi

 LISSUS. Qyteti i pavdekshem dhe metamorfoza e nje objekti religjioz unikal ne Shqiperi

Unikaliteti i rrenojave te Bazilikes Paleokristiane te shek.V-te ndodhet ne zemren e qytetit te Lezhes. Kjo nuk qendron vetem tek lashtesia e saj, planimetria impresionuese apo mbivendosja e strukturave te ketij objekti religjioz mbi nje ndertim me te hershem sic eshte “Terma publike romake e shek.II-te”. Ajo  konsiston tek teknika romake e ndertimit te murit absidal ose konka jugore e ketij objekti, prane te cilit kalojne cdo dite me qindra apo mijera qytetare te thjeshte duke e perlustruar me sy te lire por pa e kuptuar rendesine e saj kaq te vecante (sepse mungojne tabelat orientuese nga ana e MK&IMK).

 

Sipas Profesorit tim te nderuar dhe Arkeologut te njohur shkodran Z.Gezim Hoxha i cili ka udhehequr ekspeditat arkeologjike te viteve 2003-2004-2005 dhe definicionit shkencor nga ana e mikut tim shume te nderuar Prof.Luan Perzhita, Arkeolog ekspert dhe Drejtor i Institutit te Arkeologjise “Bazilika (Kisha) Paleokristiane (e Krishterimit te hershem) eshte ndertuar ne gjysmen e pare te shek.V-te mbi nje strukture tjeter ekzistuese e cila i perket Termes romake te shek.II-te e cila ishte ndertuar jashte mureve te qytetit antik te Lissus.

 

LISSUS. Qyteti i pavdekshem dhe metamorfoza e nje objekti religjioz unikal ne Shqiperi

 

Pjeset e vecanta te termes romake jane pershtatur me mjaft kujdes ne funksion te nje ndertimi paleokristian me planimetri pak a shume kryqiforme. Frigidari pershtatet per narteks, tepidari shnderrohet ne naos, caldari luan tanime rolin e transeptit dhe konka jugore rivleresohet si abside.

 

Elementet e reja qe shtohen,jane ne sherbim te funksionit te ri fetar. Absida e re,ne lindje te monumentit, ploteson mjedisin e sanktuarit. Shtroja i pershtatet Kishes dhe kolonat e ngrene me ne lartesi ndertimin etj.

 

Sipas mendimit tim, elementi me i vecante i ketyre strukturave murale antike, konsiston tek trajtimi i konkes se vendosur ne pjesen jugore te ketij monumenti ku eshte mbivendosur absida. Ne faqen e saj te jashtme eshte punuar shume mjeshterisht nepermjet teknikes se ndertimit “Opus reticulatum (punim rrjetëzor)”. Kjo eshte teknike romake shume e rafinuar me te cilen jane ndertuar vetem objektet e rendesise se vecante. Keto objekte, sot gjenden kryesisht ne territorin e gadishullit Apenin (Italia). Por  jane mjaft te rralla ne Shqiperi apo vendet e tjera ballkanike ku Lissus/Lezha ben perjashtim.

 

Teknika e ndertimit “Opus reticulatum” eshte nje variant i evoluar i “Opus incertum”. Fillimisht guret qe do te perdoreshin per ndertimin e perdes se murit, pergatiteshin paraprakisht. Me pas vendoseshin ne forme te çrregullt piramidale me baze katrore. Pastaj sistemoheshin me bosht fundosje ne brezin e çimentuar.

 

Kjo teknike ndertimore, ishte fillimisht e thjeshte. Me pas evoluoi duke perdorur “cubilia (tulla kubike)” me baze katrore te perkryer, te rregullt dhe absolutisht uniforme. Ato sistemoheshin duke i pozicionuar ne linja/rrjeshta te rregullt me faqe anesore 45° ne raport me vijen horizontale. Anet e “Cubilia” duhet te vendoseshin te ndara nga nje shtrese llaçi. Pasi perfundohej realizimi ne te dyja anet e murit, atehere procedohej. Në brendesi te tyre hidhej materiali i brezit te çimentuar. Ai perbente strukturen lidhese kyesore dhe ndertimi vazhdonte ne shtresa te njepasnjeshme.

 

LISSUS. Qyteti i pavdekshem dhe metamorfoza e nje objekti religjioz unikal ne Shqiperi

 

Forma piramidale e “Cubilia” e treguar nga brenda murit, sherbente ne menyre qe materiali ndertimor te lidhej me masen e brezit te çimentuar. Keshtu muri do te ishte shume rezistent si rezultat i te paturit te nje siperfaqe te madhe mbeshtetje per materialin lidhes.

 

Gjithashtu, muret antike te ndertuara sipas kesaj teknike kaq mjeshterore perfaqesojne shkallen me te larte te zhvillimit te inxhenierise dhe arkitektures se qyteterimit Iliro-Romak por edhe ne aspektin estetik, jane shume te bukura.

 

Pra, kemi fatin e madh qe nje pjese e vogel e madheshtise dhe e lavdise se qyteterimit Iliro-Romak, te na deshmohet nga kjo strukture murale qe i perket absides se Bazilikes Paleokristiane (shek.V-te) ne qender te qytetit te Lezhes.

Nga Paulin Zefi

 

Na ndiqni ne Facebook ne faqen tone : Si Behet