Home » Historia ime » Nuk dua te enderroj sepse realiteti im me ty, eshte me i bukur !

Nuk dua te enderroj sepse realiteti im me ty, eshte me i bukur !

Me pyete nje nate. Pse jemi bere keshtu si te huaj… Nuk e di pse pergjigjia doli gjithe vrer : Kesaj dite i je lutur, tani ja ku te erdhi ne dere. Dili per zot.

Perse nuk me beson kur te them qe nuk jam mesuar te me duan kaq shume. Dashuria jote eshte bekim nga zoti.

Dua te flas. Kam shume nevoje madje te flas. Dua te mbeshtes koken fillimisht mbi gjoksin tend. Kam nevoje te me perqafosh fort. Te ndiej ngrohtesine dhe sigurine qe dikush me do. Aty lotet te fillojne te dalin natyrshem. Jane lot dashurie me beso. Nuk mundem me. Nuk mundem te jetoj keshtu. Deri sot jetova ne nje erresire qe nuk ia uroj asnjeriu. Por qe nga dita qe ti erdhe ne jeten time.

Une shikoj vetem lumturi perpara meje.

Ose te ta them ashtu sikur duhet. Lumturia e jetes sime je ti. Te lutem me beso. Jane fjalet me te sinqerta qe do degjosh ndonjehere. Nuk jam tape. Thjesht kam gjetur nje mik te momentit te kjo dreq pije  qe me ben me forte dita-dites. O zemer. Me merr malli kur nuk te shikoj. Cmendem eshte fjala e sakte. Nuk e di se si duroj. Enderroj cdo dite momentin kur me se fundi do fle ne perqafimin tend.

 Nuk dua te enderroj sepse realiteti im me ty, eshte me i bukur.

Dua te ndiej qe dikush me do qofte edhe per pak momente. Nuk kerkoj shume. Vetem pak dashuri. Perse nuk me beson kur te them qe nuk jam mesuar te me duan kaq shume. Dashuria jote eshte bekim nga zoti.

Nuk e di nese jam ne enderr. Nese jam te lutem mos me zgjo. Por edhe nese me zgjon jam i sigurte per dicka. Qe endrra ime je ti.