Supe me peshk dhe perime. Receta gatimi.
Perberesit :
- 1 peshk sipas deshires suaj
- 5 gota uje te nxehte
- nje qepe
- nje patate
- dy karota
- 1 dege selino
- pak majdanoz te fresket
- nje luge gjelle miell
- Kripe, piper
- Vaj ulliri
- Leng limoni
Pergatitja :
- Si fillim e veme ujin ne tenxhere te marre vale.
- Ne te veme peshkun dhe qepen e grire ne kube.
- (Maksimumi do te rrine 10 minuta sepse prishet forma e peshut).
- Kur te jene zier, i kullojme ujin.
- Peshkun dhe qepen i leme menjeane, ndersa lengun e perdorim perseri.
- Grijme pataten dhe karoten ne permasat per supe.
- Shtojme kripe, vaj, dhe majdanozin dhe selinone e grire imet.
- Perimet i leme te ziejne dhe qerojme peshkun nga halat te cilin e ndajme ne copa te vogla.
- Kur te jene pothuajse te ziera, perziejme leng limoni me miellin dhe ja shtojme. (Kjo ben qe supa te trashet).
- Pak minuta para se ta fikni hidhni edhe copat e peshkut.
- Kur ta serviri shtoni gjysme luge leng limoni siper gjelles.
JU BEFTE MIRE!