Banane te mbushura me cokollate. Receta gatimi.
Duhen vetem dy perberes per te ngrene dicka shume te shijshme. Ju merr vetem 20 minuta kohe dhe nuk keni shpenzim. Do jete nje embelsire shume e shijshme. Mbi te gjitha femijet do e shijojne shume. Perdoret edhe per qerasje ne pasdite duke pire caj. Provojeni!
Perberesit :
- Banane (aq persona sa jeni)
- Kube cokollate (5-6 kube per nje banane)
Pergatitja :
Mjafton ti pritni bananet ne mes. Mos i qeroni e kur ti pritni mos iua hiqni majen. Keshtu mund te vendosni lehtesisht kubet e cokollates neper to.
Vendosini ne furre (pa tepsi) ne 40 grade per 20 minuta.
Pastaj nxirrini. Lerini te ftohen pak dhe shijojini. (Perdorni luge embelsirash per ta patur me te lehte).