Home » Dega Ekonomi-Finance » Çfarë është paraja dhe cilat janë institucionet e saj financiare?

Çfarë është paraja dhe cilat janë institucionet e saj financiare?

PARAJA DHE FUNKSIONET E SAJ :

  • PARAJA

Në kohët e sotme fjala para është një kryefjalë. Dëgjojmë shpesh shprehje si :

  • “Si bën shumë para”, që do të thotë “Ai ka të ardhura të mira”

  • “Ajo vjen shumë para , që do të thotë që “Ajo është shumë e pasur”

Kjo duket më qartë kur shikojmë që prindërit tanë i marrin të ardhurat / pagesën e tyre në para , ashtu si kurse pasuria e tyre mund të mblidhet në formën e parasë. Megjithatë paraja nuk është e njëjta gjë si të ardhurat ose si pasuria. Të ardhurat përfaqësojnë një fluks të pagesave që marrim në një njësi kohe , të shprehur në para. Pasuria mund të jetë edhe tokë edhe letër me vlerë , automjet shtëpi, etj.

Egzistojnë forma të ndryshme të parasë që janë të përdorur në kohë dhe në vende të ndryshme  që nga lashtësia deri më sot. Çfarë është paraja dhe pse është e nevojshme ajo në menaxhimin e financës ? Pse ajo gjatë kohës shfaqet në forma të ndryshme dhe kush i shndërron guaskat , fildishin, arin, kartëmonedhën në para ?

Paraja është gjithçka përgjithësisht e pranuar si mjet këmbimi, mallrash dhe shërbimesh, matëse e vlerës dhe ruajtëse e vlerës. Sapo diçka bëhet përgjithësisht e pranueshme në këmbimin e mallrave, ajo bëhet para dhe kryen të gjitha funksionet e saj, si mjet këmbimi, masë vlere dhe ruajtëse  e vlerës.

 

KARAKTERISTIKAT E PARASË :

  1. Njihet lehtësisht nga të gjithë
  2. Vlera e saj është e qëndrueshme
  3. Ka veti fizike të qëndrueshme
  4. Lehtësisht e mbajtshme
  5. Homogjene
  6. E ndashme në njësi më të vogla

 

-PARAJA SI MJET KËMBIMI: 

Përdorimi i parasë si mjet këmbimi zgjidh vështirësinë që lind nga këmbimi mal me mal. Si mjet këmbimi mund të përdoret gjithçka, por që të jetë përgjithësisht e pranueshme dhe të gëzojë disa cilësi:

  • uniformiteti
  • ndarshëria
  • stabiliteti
  • pranueshmëria

Paraja duhet të jetë aq e vogël dhe e lehtë sa që njerëzit ta mbajnë lehtësisht. Me rritjen e vëllimit të këmbimit shoqëria ka kërkuar dhe përdorur forma gjithmonë e më të lehta paraje.

Qëndrueshmëria. Materiali i zgjedhur si para duhet të ketë një jetëgjatësi të të arsyeshme, për ndryshe ajo nuk mund të pranohet si e tillë. Për këtë disa vende përdorin letër me cilësi të lartë , p.sh paraja jonë përmban fibra të tilla që e ruajnë atë edhe nëse laget.

Uniformiteti . Që paraja të jetë e pranueshme, ajo duhet të jetë uniformed he me cilësi lehtësisht të përcaktueshme. Në të kundërt ajo vlerësohet me vështirëi dhe rrit koston e transportueshme p.sh. po të krahasojmë duhanin me arin dhe me argjendin, që kanë shërbyer si para në periudha të ndryshme cilësia dhe uniformiteti i monedhës së arit mund të provohet shumë më lehtë se ai I duhanit.

Ndashmëria. Realizimi i blerjeve në madhësi të ndryshme kërkon që paraja të jetë e ndashme në pjesë me vlera të ndryshme .

Stabiliteti. Vlera e parasë duhet të jetë pak a shumë e njëjta gjatë kohës. Në vendet me inflacion të paqëndrueshëm, vlera e parasë luhatet. Njerëzit përpiqen të kursejnë kur shpresojnë se vlera  e saj do të rritet dhe e shpenzojnë atë menjëherë kur mendojnë se vlera e saj do të bjerë.

Pranueshmëria. Është karakteristika kryesore e parasë. Paraja duhet të jetë e vështirë të kopjohet dhe e lehtë në njohje. Që një objekt të bëhet mjet këmbimi ,duhet të pranohet përgjithësisht dhe duhet të pranohet nëse gëzon karakteristikat që e bën të përshtatshëm si mjet këmbimi.

 

FUNKSIONETE TJETA TË PARASË:

Matëse e vlerës është një funksion tjetër i parasë, nëpërmjet të cilit mallrat e ndryshme në vetitë e tyre fizike , kimike, etj. Bëhen të krahasueshme. Duke shprehur vlerën e mallrave në një njësi unike, që është paraja, njerëzit në mënyrë automatike krahasojnë vlerat e mallrave nëpërmjet sasisë së parasë që vlen secili.

Ruajtëse vlere. Paraja shërben si mjet për të ruajtur vlerën për të ardhmen. Paraja është një formë tepër e përcaktueshme për të ruajtur vlerën.

 

-FORMAT E PARASË

Cilat janë format e parasë që shoqëria njerëzore ka përdorur në etapa të ndryshme të zhvillimit të saj ?

  1. Mall : Mund të konsumohet si mall ose para, që rrit besimin dhe e bën më të pranueshëm atë.
  2. Përfaqësuese: Formë e vonueshme e parasë. Ajo është para letër, e cila mund të këmbehet në çdo kohë me paranë mall që përfaqëson. Ajo mbron paranë mall nga konsumi dhe është më e lehtë në transport.
  3. E dekretuar: Kjo është formë relativisht e vonë, e cila u krijua pikësisht kur karmonedhat u bënë të pagarantuara me ar dhe nuk ktheheshim më në sasinë e arit që përfaqëson.
  4. Paraja elektronike e vendosur ne kompjuterin e bankave. Praja elektronike po ndryshon derisa njerëzit kërkojnë mënyra për të realizuar këmbimin nëpërmjet kompjuterëve të tjerë.

 

OFERTA E PARASË :

Oferta e parasë varet  saktësisht nga mënyra si përcaktohet paraja. Oferta e parasë përfshin ;

*Para në dore (cash) është paraja që jemi mësuar të shohim dhe njohim më mirë, karmonedhat dhe monedhat.

*Depozitat pa afat  quhen llogaritë bankare që mbahen nga publiku në bankat tregtare.

*Ceqet e udhëtarit janë formë paraje që shiten nga bankat dhe agjencitë turistike

Në ofertën e parasë mund të përfshihen edhe kategori të  tjera të parasë, të cilat njihen si M2 dhe  M3.