Disa gjera qe duhet te mbeten vec mes teje dhe partnerit.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Disa gjera qe duhet te mbeten vec mes teje dhe partnerit.

Disa gjera qe duhet te mbeten vec mes teje dhe partnerit.

Gjerat qe duhet te mbeten mes teje dhe partnerit. 

 

Sado afrimitet te keni me miqte, asnjehere nuk duhen thene disa gjera qe ju perkasin juve. Jane disa gjera teper personale te cilat nuk perbejne interes per te tjeret. Nderkohe qe nese e kuptoni se dikush di dicka qe eshte e sikletshme per ty, sigurisht qe nuk do ndiheni aspak mire. Prandaj perpiquni te ruani njefare etike. Edhe nese personi qe po flisni nuk i nxjerr sekretet perseri eshte mire qe te mos e thoni. Nese behet fjale per ty e partnerin, kemi te bejme me nje lidhje shume me te forte sesa thjeshte shoqerore. Prandaj perpiquni, te jeni pak egoiste per kete pjesen………..Gjerat qe duhet te mbeten mes teje dhe partnerit. gjera qe ju perkasin

Ja gjerat qe duhet te mbeten mes teje dhe partnerit :

Te metat.

Te gjithe kemi te meta. Ose me sakte te gjithe kemi shprehi qe nuk jane edhe aq te pelqyeshme nga te tjeret. Ne fund te fundit, eshte temperamenti ai qe ben diferencen. Ndaj edhe duhet te perpiqeni gjithmone te mos i nxirrni te metat e partnerit tek te tjeret. Mbase ju bezdiseni nga e gerhitura e tij, por kjo nuk eshte teme bisede me nje miken tuaj. Ose ndoshta e dashura juaj nuk ka stil ne veshje fare, po kjo e lendon ate nese jua thua te tjereve. Ndaj beni mire qe disa gjera me mire ti mbani per vete. Te nxjerresh anet e erreta te partnerit, ne nje fare menyre eshte tradheti. Ai do lendohet dhe do donte te mos ekzistonte ne momentin qe e merr vesh. Per ta menjanuar kete ndjesi, atehere tregohuni te konservuar ne disa tema.

 

 

Gjerat qe duhet te mbeten mes teje dhe partnerit. gjera qe ju perkasin

Debatet.

Kohet e fundit e kuptojme shume lehte se kush u nda me ke. Sepse kjo demostrohet ne rrjetet sociale. Frustrimin qe dikush ka me partnerin, e shfryn ne rrjetet sociale. Kjo manifestohet me sjellje te tipit : Fshirje te fotografive, postime thumbuese, apo etiketime ne foto me thenie qe dicka shprehin. Kjo ndodh si revolte e njerit partner. Dhe me kete sjellje pret qe te gjeje mbeshtetje tek miqte virtual. Por imagjinoni si ndihet pala tjeter pasi te lexoje komentet thumbuese dhe fyese. Nese keni dicka per te biseduar me njeri tjetrin, bejeni sy me sy. Nepermjet rrjeteve sociale nuk eshte menyra e duhur. 

Gjerat qe duhet te mbeten mes teje dhe partnerit. gjera qe ju perkasin

 

Biseda ne lidhje me intimitetin tuaj.

Nese zgjidhni te flisni per gjera teper intime ne lidhje me partnerin tuaj, sapo keni bere nje gabim. Kjo eshte nje thyerje e drejtperdrejte e privatesise. Nuk eshte aspak e drejte te flitet per gjera qe ju perkasin vetem dyshes suaj ne cift. Nese partneri juaj e merr vesh kete gje, sigurisht qe mos pritni te keni te njejten lidhje si me pare. Ndaj edhe me mire mos flitni ne lidhje me kete teme. Jane gjera qe ju perkasin ju te dyve. Nese jeni akoma bashke, do te thote qe e keni pranuar njeri tjetrin sic jeni. Ne fund te fundit askush nuk eshte pa te meta. Ndaj nese e doni dicka te jete ndryshe, kerkojeni nga partneri. 

 

Disa gjera qe duhet te mbeten vec mes teje dhe partnerit.

 

Asnje shok apo shoqe nuk eshte mjaftueshem i afert sa pe rte ditur gjerat tuaja personale. Nese deshironi keshilla ne lidhje me dicka qe mbase nuk shkon sic duhet kerkoni ndihme nga dikush qe ruan te dhenat tuaja konfidenciale.. Miqte gjithmone do te kene nje arsye per te biseduar rreth gjerave qe ju i keni treguar. E ndoshta nje dite do ti perdorin si arme kundra jush!!!! Asnjehere nuk i dihet sesi ndryshojne gjerat ndaj beni kujdes 🙂