Nisja e dites me pertese e ben gjithe kohen te shkoje keq per ju. Shpesh stresohemi sapo zgjohemi ne mengjes. Apo nisim duke urryer faktin se na u desh te ngrihemi prej krevati. Ne fakt ekzistojne disa menyra qe na ndihmojme te nisim diten mbare.
-
Rregulloni krevatin.
Sigurisht qe kjo nuk na ndihmon per te qene te lumtur. Por na ndryshon humorin ne pak minuta. Pastaj do te jemi me te qete kur te kthehemi ne shtepi dhe ta gjejme dhomen e sistemuar. Do te kemi nje pune me pak per pasdite, kur te jemi te lodhur mbase.
-
Merrni nje ushqim te shpejte me vete.
Mos u perpiqni te gatuani dicka te madhe. Mjafton nje toste ose nje sandwich te thjeshte. Keshtu ne momentin qe do keni uri, e hani pa qene nevoja te shkeputeni nga puna qe beni.
-
Sistemoni ambjentin ku do jeni.
Mbase tavolina e punes, do te jete zona qe do kaloni pjesen me te madhe te dites. Kjo ju ben te jeni me te organizuar. Perpiquni te pastroni dhe te sistemoni vendin ne menyre qe te ndiheni rehat.
-
Nese keni pak kohe degjoni muzike.
Muzika ndikon pozitivisht ne perqendrimin ne pune. Do benit mire te zgjidhnit nje playliste me kenge motivuese. Teksti i kenges luan nje rol te rendesishem. Nese gjeni nje kenge me ritem, sigurisht qe do ndiheni edhe me ne forme. (Shmangni kenget melankolike ose baladat.)
-
Shtrihuni.
Mos rrini te ngulur ne karrige apo ne vendin ku jeni te detyruar te qendroni. Levizni pak. Shtrihuni dhe jepini trupit mundesi te lirohet. Mund te praktioni ushtrime te vogla aerobike qe do ju ndihmojne te permiresoni gjendjen e trupit.
-
Qendroni te organizuar.
Zgjidhni te shkruani nje kalendar te gjerave qe do te beni brenda dites. Organizohuni duke qendruar te vetedijshem per gjithcka te duhet te besh brenda dites.
-
Jepuni prioritet gjerave.
Zgjidhni te veproni sipas rendesise se ngjarjeve. Mos u perpiqni te beni gjithcka me domosdoshmeri. Jepuni prioritet gjerave me te rendesishme.
-
Qendroni larg teknologjise.
Mos u ngulni para smartphonit tuaj. Keshtu do te humbisni kohe me shume. Nese e ke te nevojshme te flasesh me dike, zgjidh biseden telefonike dhe jo chatin.