Evandro Malshi – Cohu (Poezi)
Poezi per atdheun shqip
Cohu
Shum’ jan’ idhtue koht’ e veni ven’,
S’po e nxen’ kët’ ven’.
Tuj shkrue e tuj shikue,
Menon për gjanat që ka kalue…
Tu e pa veten n’te poshte gjithnja e ma shum’,
Për me u ngjit pak nalt u doka mun’.
Se ket’ ven’ asiher’ asgja se len’ rehat,
Flasin,menojn’ përsri po n’realitet kshu prap se prap.
Ehh,po qohet dam’ krejt’ puna e t’parve,
Duhet me u kthy kularin për t’ardhmen e tradhtarve…
Shpejt po i hellni posht’ heroizmat e t’madhit Gjergj,
Kot me fol tash,po duhet se asht’ nji realitet.
Shpejt e harrut ju ene Çerçizin,
Njani mas tjetrit faktet po ngjisin..
A thu…A thu harrohet dhe njaj flamur n’Vlon’?
Ato vepra t’mirfillta t’Qemalit bashkohor?
A thu…A thu veç tradhtia asht’ gjaja e duhun për ket’ ven’?
Aq menjelehta jeni, sa s’nxeni men’?
Çka u ba ,u ba veç për t’miren e ktij populli..
U derdh gjak’ për ket’ ven’ kaq t’vogel,
Po n’t vertet’ t’madh prej mrena…
Cohuni o zhulsa,cohuni m’thoni se un’ tham’ rrena…
Nuk cohni,asni s’mund qohet,
Se ato çka tham’ leht’ vertetohen…
Duhet me ju mbledh me ju ba rrapsuz,
Me ju ba mas me ju njoht’ kush…
S’mund t’bahet kjo shperfillje n’mnyre t’vazhdueshme…
S’mun’ kurrsesi s’asht’ e lejushme…
Veni gishtin menjes o njeri,tu fillu prej teje,
Pa dallim feje,krahine a ideje.
Krenohu qart’ me t’part’ e tu,
Krenohu, se kjo asht nji pasuni qe duhet endrru.
Hek dor’ prej inatit e urrejtjes,
Përkushtonju ti veç t’vërtetes.
Se nji njeri po s’desh as kombin e tij’
S’do as veten ,as nan’ e as binjt.
Pranaj ringjallu o shqipja em,
Mos i len’ fmijt’ me u ba verem.
Bashkonju,bashkonju si n’koht e vjetra…
Dykrenar,sypatrembun me flatra t’nxehta.