Eposi i kreshnikëve
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Eposi i kreshnikëve

Eposi i kreshnikëve

Eposi i kreshnikëve

 

Këngët epike legjendare të eposit të kreshnikëve janë këngë tregimtare me karakter fantastik. Përveç epizmit ato përmbajnë edhe legjendarizëm.

Epizmi, legjendarizmi dhe fryma epike janë tri tiparet kryesore të një epi dhe eposi ynë i përmbush. Eposi ynë përbehet nga këngë epiko – heroike. Temat e këtyre këngëve janë :

  • Lufta për mbrojtjen e trojeve nga të huajt.
  • Lufta për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit personal dhe familjar.

Personazhet e këtij eposi janë kreshnikët, malësorë të lirë shqiptarë që jetojnë në bjeshkë dhe merren me blegtori dhe gjueti. Të huajt, krajlët, sulmojnë dhe pushtojnë bjeshkët dhe kullotat e kreshnikëve. Nuk mungojnë në këtë vepër edhe personazhet fantastike, si shtojzovallet.

 

Natyra zë një vend të rëndësishëm në epos. Ajo është natyra karakteristike shqiptare. Fillimet e këngëve, dyluftimet, përgatitjet e heroit për shtegtim, mbyllja e këngës ndërtohen mbi bazën e disa formulave të gatshme.

 

Vargu që mbizotëron është dhjetërrokëshi i parimuar.

 

Karakteristikë e këtyre këngëve është se shoqërohen me lahutë, prandaj quheshin edhe këngë lahute.

 

Në epos gjejnë përdorim disa figura letrare, por më shumë hiperbolat. Përdorimi i hiperbolave shërben theksimin e idesë se malësori shqiptar ka përballuar armiq të rrezikshëm. Kreshnikët luftojnë për mbrojtjen e kodeve të shenjta morale.