Mendohet se ka lidhje me fjalen : Ēostre, emri i nje perendie gjermane qe perfaqeson pranveren, rilindjen dhe fertilitetin. Ēostre eshte arsyeja kryesore perse eshte Lepuri simbol i kesaj feste. Po ju e keni pyetur veten ndonjehere pse pikerisht lepuri? Pse nuk eshte simbol pula qe kemi vezen produktin kryesor ne tryeze?
Pashket jane festa me e lashte e Kristianeve.
Krishtlindjet dhe Pashket jane festa te njohura te besimit te krishtere. Festimet e para te festes se Pashkes, datojne qe ne shekullin e dyte.
Zbukurimi i vezeve te Pashkes nuk eshte nje tradite kristiane.
Njerezit i kane zbukuruar vezet qe para 60,000 vitesh. Kjo eshte vertetuar prej disa zbulimeve arkeologjike. Besimtaret i lyenin vezët me boje te kuqe, duke simbolizuar gjakun e derdhur nga Jezu Krishti.
Pashket nuk festohen gjithmone ne nje date.
Ndryshe nga Krishtlindjet qe festohen cdo 25 dhjetor. Pashket nuk bien gjithmone ne nje date dhe nje dite. Kete vit jane ne daten 16 Prill, ndersa vitin tjeter pra ne 2018 do te jene ne 1 Prill.