Syte me nuk shikojne asgje perpara. E kam thene shume here dhe do e them serish. E dashuroj naten. Me jep mundesine te flas me veten time, sepse askush tjeter nuk eshte prane meje. Do doja shume te kisha mundesine te flisja, te shpreh ate qe kam ne shpirt. Dikush do doja te me degjonte deri ne fund dhe te me thoshte qofte edhe nje fjale. Sa vetem jam !
Gota e mbushur me xhoni me shume me pi se e pi. Cigaret e mia me bejne aq shume shoqeri, sa edhe shpirti me qetesohet ne tymin e tyre. Jam serish vetem… Perseri… Dua shume gjera te them por nuk kam me ke ti them. Dua nje perqafim, por nuk mundem ta gjej. Dua nje ledhatim te vetem, por me mungon. Gjithacka po shkon ashtu sikur e kisha menduar une. I vetem, me cigaret e mira qe digjen ngadale ashtu sikur shuhem edhe une brenda meje.
Kerkoj me sy ne erresire te te shikoj diku qofte edhe per nje moment, por ti nuk je. Dua te te flas, por ti ke mbyllur cdo porte te zemres. Kerkoj te fshihem atehere, te humbas aty ku isha edhe me pare. Aty ku asnjereri nuk mund te futej te me zgjonte ndjenjat e mia. Por ti ia arrite. Ti me bere te zgjohem nga gjumi i pafund i harreses sime. Nuk e di se si por ti e bere kete.
Dua vetem te me degjosh, te mos thuash asnje fjale.
Dua vetem te flas. Te derdh disa pika lot mbi supin tend dhe te largohem. Nuk jam i pashpirt ashtu sikur ti mendoje. Te pashe per here te pare. Silueta e nje njeriu te heshtur dhe te dobet qe doli para syve te mi. Nuk kisha ndonje mendim negativ, nje njeri si gjithe te tjeret mendova. Por ditet kaluan shpejt, aq shpejt sa tani u erdhi fundi. Shume cuditerisht gjithca eshte ndryshe. Nje shkendije qe me vuri shpirtin ne lumturine e pafundme, e njejta shkendije i jep fund cdo endrre time.
Te pyes nese je mire ?
Edhe pse me dhemb shume ti me pergjigjesh jam shume mire. Me beso qe gezohem, edhe pse shpirti im fundoset atje ku nuk do kete me force asnjehere ate dale nga aty. Ndoshta gabohem, por jo. E njoh veten time. Njoh cdo qelize te trupit tim ashtu sikur njoh edhe ty. Ti je e forte. Nuk humbet asnjehere. Por nuk merzitem. Mbyll syte. Jam miku yt serish, ashtu sikur do doja te isha edhe une per ty.Jane disa gjera qe ndodhin ne jete qe te bejne te ndryshosh. Ti je ajo gjeja e vecante.
Me zemer une te dua. E therras me te madhe.
Por ndermjet lumturise tende dhe vetes sime te kam premtuar qe do zgjedh lumturine tende. Dhe gjithmone e mbaj fjlaen. Jam mesuar te dua ne largesi dhe te mbyll veten time aty ku e di se askush nuk mund te afrohet. E di se cfare dua. Nje nate te vetme. Nje moment te vetem. Te mbyllur ne nje dhome. Aty ku une te flas pa fund. Shpirti im te nxjerre nga brendesia e tij cdo deshire dhe te te shprehet lirisht.
Ma ke premtuar kete gje.
Te lutem. Nuk jam mesuar te lutem te askush. Por cuditerisht, ty do te lutem. Dua vetem te flas me ty. Nuk dua qe ti kthehesh mbprapa. As une nuk e dua nje gje tille. Me shume se cdo gje tjeter dua lumturine tende. Dua vetem nje nate te flas me ty. Te degjosh cdo fjale timen. Nese do kem lot ne sy mos e keqkupto. Jane lot qe dalin nga shpirti ashtu sikur jane edhe fjalet e mia. Mundohem te shkruaj dicka me ndjenja por ndjenja me nuk kam. Kam vetem fjalet e shpirtit qe rrjedhin natyrshme ne flatoren time qe nxihet pa meshire.
Ku jeeeeee ?
Te je ndryshe. Je e forte. e patundshme, e pathyeshme ne ate qe do. Nuk do ngelem prapa. Do bej ashtu si ti. Do jem edhe une i pathyeshem. Por jo perpara teje. Te lutem me thuaj dicka. Nuk kerkoj asgje me shume se te me degjosh. Dua te shprehem, Dua te flam ne shpirt te hapur ashtu sikur te kam folur gjithmone. Jam bere si femije qe ka nevoje per nje perkedhelje.
Ti ke shpirt…
Nuk je ajo qe mundohesh te me tregosh ne jeten e perditshme. E them kete sepse te njoh. Njoh shpirtin tend. Njoh ndejnjat e tua. Di se si qeliqat e tua sinkrozihen njekohesisht dhe te bejne te jesh dikush tjeter qe nuk do te jesh. Mund te kesh te drejte ne dicka. Qe une kam pire, qe une jam me shume se i tape. Por me beso nuk eshte e vertete. Ndonese kembet e mia zvarriten nga pija ime, shpirti qan per se gjalli per te te thene nje fjale te cilen ti ben sikur nuk do ta degjosh.
Jam perseri une…
Jam une ai qe isha edhe me pare. Ndoshta ti mendon se pija ime nxjerr fjalet, por nuk eshte vertete. Jane fjalet qe dalin nga shpirti. Derdhen me plot dashuri ne fletoren time sekrete qe vetem ti e ke lexuar. I kam mbajtur lotet tashme. Jo se une munda por nuk kam lot. Kam forcen dhe kurajon te te them : udhe te mbare ne rrugen tende te re. E vetmja gje qe me ngelet peng eshte te te flas edhe nje here. Dua edhe nje here te vetme te ndjesh lotet e mi qe bien si bresher mbi supin tend. Djalli ta marre zemrush. Dua te nxjerr cdo gje qe kam ne shpirt. Per te fundit here.
E kur ti te mos jesh…
E pres edhe ate dite. Ka ardhur tashme ajo dite. Ka trokitur ne deren time dhe une kam me force te kundershtoj. Jo se nuk dua por shikoj vendimin tend. E adhuroj vendimin tend. E respektoj sepse te dua me gjithe shpirt. Sa here e kam thene deri tani se dua te me degjosh ? Shume here ? E di. Nuk do te jesh vetem me mua. Por nese nje here do te kalosh perpara meje, te lutem me shiko. Nese nje here do kesh nevoje te flasesh me dike, te lutem me fol. Jam une perseri. Nuk kam ndryshuar dhe nuk kam nder mend te ndryshoj ndaj teje. Je miku im me i mire qe kam patur ne jete. Je njeriu qe me dhuroi endrra serish.
Aty ku une kisha humbur ne harresen e gjithkujt, papritmas u shfaqe ti. Me zgjove cdo enderr te vdekur qe kisha brenda meje. U gezova me pranine tende. Edhe pse per shume pak kohe, une u lumturova. Ti solle lumturine serish prane meje. Ndeze deshirat e mia te harruara. Me bere te te rendesishem per dike.
Dua te jem me ty.
Aty kur ti kesh nevoje te flasesh me dike sikur une dua sonte. Atehere mos mendo dy here. Vetem me fol. Une do jem gjithmone aty. Duke pritur nje mesazh. Nje fjale te vetme. Nese malli per mua do te te marre atehere ti e di se ku do te me gjesh. Dua te besoj se jam me te vertete se per ty jam miku yt me mire. Keshtu besoj une per ty. Dua te te flas. Shume gjera dua te te them. Aq shume sa as une nuk e di. Fjale pa fund. Shpirti im ka nevoje te flase vetem me ty sepse nuk kam asnjeri tjeter qe mund ti besoj ndjenjat e mia.
Tani dua te fle. Pija me ka marre cdo deshire per te shkruar me shume. Ti nuk je. Diku tjeter enderron. Te te them dicka. Isha sot te vendi yne i takimit. Ti nuk ishe. Vendi m’u duk aq bosh. Hapa syte rreth e rrotull. Kerkova per buzeqeshjen tende. Ti nuk ishe aty. Kerkova ne gjithe vendin por ti nuk erdhe serish. Syte mu mbushen por veten nuk e dhashe. U tregova i forte ashtu si ty. Mbylla zemren dhe i thashe te fleje ne gjumin e perhershem qe eshte mesuar te beje. Ndonese me dhembi shume e binda vetes se keshtu duhet. E nese te pyeta a je mire e kisha seriozisht. Dua te jesh mire.
Tani dua te iki. Dua te fle, por gjumi nuk me ze.
Zemrush… Gjume te embel ne endrrat e tua. Nuk te shqetesoj me. Une kam nje te dashur te re. Me fal qe te kam tradhetuar, por cigarja me eshte bere pjese e jetes sime tashme. Ndersa ti fle une jam prane teje, edhe pse ti nuk e kupton. Ka nje rreke lotesh qe nuk ndalojne as kete nate. Por jam me fat qe ti nuk e di. Jam ai djali i forte qe ti ke njohur dite e pare. Jam njeriu me me fat ne bote. kam hyre ne zemren tende per te te thene qe te dua me gjithe shpirt.
Kur ti me te mos jesh…?
Asgje nuk do ndodhe. Do te jem serish vetem. Do jem aty ku hapesira jote personale nuk do “dhunohet”. Do jem ne karrigen time duke pare nga porta nese ndoshta ti do hysh dhe do me thuash : Miremengjes. Disa gjera ndodhin vetem nje here ne jete. Une jam hera jote e pare …
Jam njeriu me i lumtur ne bote qe me gjithe shpirt te thashe : Te dua.