Si te shpetoni nga dhimbjet e vazhdueshme te periodave.
Home » Studenti Online » Dega Mjekesi » Si te shpetoni nga dhimbjet e vazhdueshme te periodave.

Si te shpetoni nga dhimbjet e vazhdueshme te periodave.

Periodat ne fakt sjellin edhe nje ndjenje parehatie me vete. Sidomos per adoleshentet te cilat nuk rrine dot larg aktivitetit fizik. Fakti qe sjellin edhe disa efekte anesore i ben akoma me te dhimbshme. Te kesh dhimbje koke, dhimbje mesi, marrje mendesh, mbase edhe temperature nuk eshte e lehte. Prandaj mund te themi qe nuk kalohen lehte. Jane ne treg disa lloje pilulash qetesuese dhimbjesh. Por qe nuk rekomandohen te perdoren rregullisht. Vecanerisht per moshat e reja te cilat rrezikojne me varesine ndaj tyre. Por ka disa menyra se si te ndiheni me mire nderkohe qe jeni me perioda :

  • Merruni me aktivitete te lehta.

Nuk ju sugjerojme te lodheni ne vrapim apo krosim. Dilni te ecni ne natyre dhe shijoni ajrin e paster. Ju Sugjerojme mbi te gjitha edhe jogen. Eshte nje ushtrim shume relaksues.

  • Perqafoni nje jastek te ngrohte.

Eshte shume relaksuese sidomos per mesin. Apo per fundin e barkut i cili mund te ju jape shpesh parehati. Nese zgjidhni te qendroni shtrire, kjo metode do ju relaksoje pa fund.

Si te shpetoni nga dhimbjet e vazhdueshme te periodave.

  • Pini lengje frutash dhe uje.

Shmangni kafene dhe pijet me gaz. Pini sa me shume uje dhe mbajeni me vete. Kjo do ju ndihmoje te rrini te hidratuar dhe te mos keni marrje mendesh. Nderkohe qe nese zgjidhni te pini qumesht beni mire, sepse do keni nevoje per kalcium i cili do jete ne nivele te uleta per disa dite.

  • Hani sallate dhe ushqime te fresketa.

Mos konsumoni yndyrna. Kjo do e rendoje organizmin tuaj dhe do e beje te ndihet me i lodhur. Ndaj zgjidhni fruta dhe sallate te fresket.

 

  • Flini mjaftueshem.

Ne baze te moshes qe keni beni mire te flini edhe gjate nates. Nuk duhet te sorollateni neper dhome nese jeni te lodhur dhe keni dhimbje. Mbani prane vetes nje jastek te ngrohte dhe perqafojeni derisa te lehtesoheni. Nese e shihni se nuk keni lehtesim atehere mos pertoni te masazhoni fundin e barkut me dore. Mjafton mos te pini kafe apo medikamente qetesuese.

  • Beni dush rregullisht.

Jane mite idete qe nuk duhet te beni dush nderkohe qe jeni me perioda. Berja e nje dushi te vaket sigurisht qe ju ndihmon. Do ju beje te ndiheni edhe me te lehtesuara madje.

  • Vishuni me rroba te rehatshme.

Perdorni rroba te lirshme dhe te rehatshme. Shmangni rrobat e ngushta dhe bezdisese. Do benit mire te mos vishnit as rroba me ngjyra te hapura sepse pakujdesite mund edhe te ju turperojne.