Caj qetesues i te gjithe dhimbjeve qe shkakton gripi. Provojeni!
Caj qetesues
Perberesit :
- 2 shkopinj kanelle
- 10 lule karaifili (ose nje dore me lule)
- 3-4 copa xhinxherfil i thate
- 2 degeza caj mali
- 2-3 gjethe dafine (Gjethe lari)
- Copeza degesh sherbele
Pergatitja :
Si fillim bejme mire qe ti lajme te gjitha gjethet. Per arsye se kur njomen para se te ziejne leshojne me shume arome. Pastaj te gjitha bimet sikur i keni, verini ne cajnik te ziejne. Uje duhet te hedhim aq sa te mbulohen teresisht te gjitha. Lerini te ziejne mire. Do shihni qe uji do marre nje ngjyre kafe ne jeshile te mbyllur. Pastaj fikeni dhe hidhni ne filxhan aq sheqer sa te deshironi. (Nuk ua rekomandojme ta pini shume te embel se humb shijen.)
Cfare perfitimesh do te keni prej ketij caji?
- Do iu lehtesoje kollen. (Nese e pini per disa dite rrjeshte kolla do largohet fare.)
- Dhimbja e kraharorit nuk do ndjehet aq shume si me pare.
- Nese e ndjeni se nuk merrni fryme lirshem, ky lloj caji u liron rruget e frymemarrjes.
- Ne raste lodhje. Ose kur nuk flini dot mire, iu qeteson.
(Te gjitha bimet gjenden ne market ose ne tregjet e fruta perimeve.)