Cfare duhet te besh me patjeter qe te jesh i lumtur ne cift.
5 keshilla.
Marredheniet ne cift jo gjithmone shkojne sikur duhet. Ndonjehere lidhjet behen aq te lodhshme saqe themi – Mjaft, mori fund. Puna eshte qe te mos e leme asgje te shkoje deri ne ate hap. Te ndahesh nga partneri se nuk po kuptoheni nuk eshte zgjidhje. Pret qe te kuptohesh me mire me dike tjeter? A nuk eshte pak e lodhshme te nderrosh partnere vazhdimisht? Mendoj qe eshte pak e sikletshme.
Eshte mire qe ne cift te kete bashke-bisedim. Te kuptoheni edhe duke u pare ne sy. Mirekuptimi eshte gjeja me me vlere. Ndodh ndonjehere qe te kete keq-kuptime. Por eshte dicka shume normale tek te gjitha ciftet. Aty ku respekti per njeri tjetrin eshte dashuri, lidhja zgjat me shume ne kohe.
Duhet te dime edhe si te sillemi per te qene te qete ne lidhjen tone. Jane disa sekrete qe disa i kane zbuluar. Ndersa ne, do i zbulojme per ju. Cfare duhet te besh me patjeter qe te jesh i lumtur ne cift :
Se pari : Jetoni per njeri – tjetrin.
Sa bukur ta mendosh. Jeta ime varet prej jetes tende. Ngjan lezetshem te degjohet por edhe te behet. Jetoni per njeri tjetrin. Jepini rendesi ekzistences se partnerit tuaj. Mos ia mohoni vetes mundesine e te qenit te lumtur. Kur lidhni kaq ngushte jetet tuaja, dashuria behet me e plote. Shpreheni dashurine qe keni per partnerin tuaj.
Se dyti : Qesh.
Ndonjehere nuk eshte e nevojshme ti merrni gjerat seriozisht. Merreni jeten sikur te vije. Mos u lodhni te jini te lumtur me domosdo. Bejani lidhjen njeri tjetrit te lezetshme. Nje lidhje qe mbahet gjalle nga pasioni per njeri tjetrin. Mos u tregoni te prere. Mos vendosni rregulla. Ndonje gabim te bere pa dashje, mbulojeni me te qeshur!
E treta : Respektoni Kufinjte.
Sigurisht qe ne cdo lidhje ka kufinj. Sado te afert te ndiheni me njeri tjetrin, asnjehere mos thyeni kufinte. Te gjithe kemi nje zone personale qe nuk duam te na preket. Ruani normat tuaja. Mos beni cfare nuk do te doje te te benin.
Gjithashtu : Mesoni per njeri tjetrin.
E kaluara, historite personale duhet te dihen me patjeter. Nuk do ndiheni te qete nese nuk dini shumecka per partnerin tuaj. Nuk eshte e nevojshme te hyni ne detaje, ama duhet te bisedoni per to. Me patjeter duhet te dini rreth deshirave, besimeve, mendimeve te njeri tjetrit. Eshte me mire, te dish sesi e ben nje ceshtje te ndihet partnerin tuaj. Nese e bezdis ajo gje, me mire mos flisni fare. Nuk eshte e nevojshme te nderhyjme ne plage te ndjenjave.
Se fundmi : Dashuro ne menyren tende.
Dashuaria nuk do stil. Mjafton te dashurosh paster dhe me shpirte. Mos u mundo te dish cfare bejne miqte tuaj me te dashurit e tyre. Ju bejeni ne menyren tuaj. Me pastertine me te madhe te ndjenjave. Thjesht dashuroni sikur e ndjeni.