Eshte koha te rrini aty, prane njeri tjetrit. Eshte koha e familjes!
Erdhi koha te rrini prane njeri tjetrit. Te ndjeni ngrohtesine qe vetem aty e gjeni. Prane familjes nese e keni nje te tille. E nese jo, prane micve. Jeta me disa nuk tregohet fort e drejt. U merr njerzit e tyre me te dashur. Per nje moment i le te vetmuar. Por gjithmone do gjendet dikush prane jush. Dikush qe u do te miren. Kerkoni te ndjeni ngrohtesi shpirterore. Strukuni aty ku ndiheni te pranuar.
Ndizni nje qiri. Kujtoni ata qe nuk jane me. Beni dicka me kujtimin e tyre. Beni nje vizite aty Ku ata prehen ne paqe. Dhurojuni drite nga drita juaj. Kjo gje do u lehtesoje dhe do u beje te ndiheni mire.
Lutuni!
Lutuni per miresine. (Ne varesi te besimit qe i perkisni.) Ndihuni me fat per cdo gje qe keni. Falenderoni per shendetin qe gezoni. Ndihuni me fat per lumturine qe u eshte dhuruar. Cmoni njerezit qe keni prane. Lutuni qe cdo gje te shkoje mire. Qe personat qe me se shumti doni, te jene te qete. Lutja ndikon pozitivisht tek ne. Na ngjall shprese. Na drejton drejt vizioneve qe jo te gjithe i pranojne. Ose te pakten nuk duan ti pranojne. Lutja lehteson shpirtin…
Falenderoni dike.
‘Faleminderit qe ekziston’ eshte fraza qe do rrenqethte gjithkend. Sa bukur ti thuash dikujt qe e vlereson. Jo gjithmone jane dedikimet e medha qe pelqehen. Nje faleminderit qe ekziston ska zevendesim. Ata qe ju dhurojne lumturi meritojne te falenderohen. Gjithkush qe te gjendet prane meriton te vleresohet. Nese nuk shprehesh dot, shkruaje nje SMS, nje cope leter. Do ishte gjeja me e bukur qe i dhurohet dikujt. Gjestet e vogla japin emocione te medha. Lumturia gjendet e fshehur per ata qe e kerkojne. Ose, per ata qe luftojne ta kene!! A nuk jeni mjaftueshem te forte te kerkoni lumturine tuaj?!!
Ndihu mire per cfare ke arritur.
Jo gjithmone arrijme cdo objektiv. Disa gjera mbeten pa u realizuar. Kjo nuk do thote se nuk do gjejme rehati shpirterore. Ndihuni mire me cfare keni. Gezojuni shendetit. Gezojuni familjes suaj. Mbase cfare ju keni enderrohet prej te tjereve.
Relaksohuni dhe arsyetoni!
Eshte prag festash. Koha qe te qendrojme prane njeri tjetrit. Jetes nuk i dihet asnjehere. Gjithcka ke sot, mund te mungoje nje dite. Prandaj lumturohuni qe keni dicka dhe dike. Perpiquni te jeni pozitiv. Buzeqeshni. Jepuni lumturi te gjitheve. Ne kete dimer te ftohte kemi nevoje per buzeqeshje qe te ngrohin shpirtin. Shkoni tek ata qe jane vetem. Afrohuni me ata qe nuk ka kush i gezon.
Nese nuk keni asgje per te falur, mos e kurseni dashurine qe eshte e pashtershme ne nje shpirt te paster.