Pallaqinka kosovare. Receta gatimi tradicionale kosovare.
Pallaqinka
Perberesit :
- 500 ml qumesht
- 500 ml uje
- 3 kokrra veze
- 1 luge gjelle kripe
Pergatitja :
Si fillim rrahim vezet me kripen. Shtojme qumeshtin dhe ujin pernjeheresh. I perziejme mire derisa te marre nje ngjyre te verdhe te hapur. Shtojme pak e nga pak miellin. E rrahim mire ne menyre qe te mos mbetet asnje topth neper te. Do na formohet nje mase e lengshme brumi.
Veme tiganin ne zjarr. E lyejme me pak vaj. Me ndihmen e nje luge te madhe shtojme brumin ne te. Levizim tiganin ne te dyja anet ne menyre qe brumi te perhapet mire. E kthejme peten ne te dyja anet. Kur te jete pjekur e veme ne nje pjate.
Lyejme siperfaqen e saj me mjalte ose nutella. (Sipas deshires suaj.) Pallaqinkat kosovare jane gati!