Ka disa rruge qe sa here ti kalon, mbledh buzeqeshje qe flene aty bashke me njerezit qe s’jane me.
Nderkohe qe ka edhe momente qe sa here i kujton sjellin me vete ato ndjesi qe nuk do i perjetosh me. Sepse ndonjehere eshte me mire qe disa gjera te mos ndodhin. Jo per te mos u penduar, por per te mos patur dicka te bukur per te cilen te mendosh.
Ne njerezit jemi te cuditshem.
Ose me duket vetja e cuditshme. Frikesohem prej nje casti lumturie. Frikesohem prej dickaje qe me ben te ndjej emocion prej te cilit jam arratisur prej kohesh.
Ti nuk e di se cfare do te thote te perjetosh sikur une. Eshte e lodhshme por edhe e merzitshme.
Jane 1001 gjera qe duhen thene por qe zgjedh ti hesht. Zgjedh me vetedije te plote ti fundos diku ne shpirtin tim. Sepse ndjenjat vrasin dhe lendojne, sidomos kur jane te verteta.
Ndiej lodhje prej gabimeve. Prej ndjenjave qe shpesh perjetoj edhe padashje.
Ne fund te fundit nje rrahje zemre nuk e ndaloj dot, sic nuk ndaloj edhe pulsin qe pershpejtohet pa vendimin tim.
Ti nuk e di cdo te thote te kesh frike. Te kesh frike nga vetja. Sepse po ta dije cdo gje do te ishte ndryshe. Ndoshta do te ishte me mire, ose me keq sesa eshte.
Shpesh mbremjeve me vine shume mendime ne mendje. Jane mendime te tipit pendese ose gjykim i vetes. Pendese per shume dashuri qe kam dhene. Pendese edhe per shume besim qe kam patur. Por edhe pendese per shume gjera qe s’i kam thene. Nderkohe qe pastaj vjen gjykimi. Zakonisht me shprehjen : ti e meriton kete vetmi. Nese do te beje zgjedhje te duhura sot nuk do te isha ketu, keshtu e vetme.
E di cfare? Ndonjehere jam e lumtur…
Me vjen neper lekure nje ndjesi qe kohet e fundit ka filluar te me mungoje. Perseri zgjedh te mendoj per te. Ti kthej vetes edhe nje here luksin e te ndjerit pjese e dikujt. Te kujtoj se isha pjese e mengjeseve te dikujt. Te kujtoj sa bukur ishte atehere kur kisha dike me te cilin te ndaja disi te mirat dhe te keqiat e diteve te mia. Atehere kur ishte dikush qe nuk pertonte te ishte me mua, kurdo dhe kudo. Me pelqen ti risjell vetes ne mendje edhe njehere sa bukur ishte te ndaja gjithcka me ate. Ndoshta nuk ishte perfekt, por ishte njerezor. Dhe mua me cmendin gjerat njerezore.
Ndoshta e ke provuar te jesh i cuditshem gjithe diten. Si ne ajer 🙂 Jo sepse ishe i dashuruar por sepse kishe njeriun e duhur prane. Ate per te cilin edhe sot do te falje gjithe boten.
Me mua ndodhi……
Ishte dikush qe edhe nese nuk do e kisha patur pjese te jetes, perseri do e enderroja te ekzistonte. Ndonjehere vjen ne jete dikush per te qendruar shume pak dhe per te ikur. Jo per te bere te zhytesh ne trishtim, por per te bere te kuptosh se ne jete jo gjithcka zgjat pergjithmone. Pikerisht si ne rastin tim. (Edhe pse e urrej ta mendoj se sa shpejt kaloi ajo lumturi e papershkueshme).
Dicka largohet per ti lene radhen dickaje qe mbase do te lulezoje mbi kujtimet e asaj qe nuk eshte me.
Kjo nuk do te thote se nuk do te mundesh te jesh i lumtur edhe njehere. Sigurisht qe lumturine nuk duhet ta presim prej askujt dhe asgjeje pervec se vetes.
Edhe pse dhemb te shikosh sesi dicka shkeputet nga shpirti yt, perseri mos u trishto. Perseritja vetes gjithnje faktin se ne jete gjithcka eshte kalimtare. Por gjithnje lodhu se gabuari. Nese dikush zgjedh me mire te vazhdoje pa ty, do te thote se ai asnjehere nuk ishte plotesisht aty. Nese atij i duket me e drejte te te ktheje shpinen, dili perballe.
Jo per ti thene qe te qendroje por per ti thene se ne cilin drejtim del me shpejt.
Ndoshta kur ke me shume nevoje ata zgjedhin te ikin. Ky duhet te jete mesimi me i madh. Te mesosh te mos duash askend deri ne cmenduri.
Nese dashuria kalon ne ate stad, atehere ti nuk dashuron por i jep mundesine vetes te zhgenjehesh!
Fillimi do te jete gjithnje i dhimbshem. Do te ngjallesh ne vete shume nostalgji. Do te refuzosh te kalosh ne te njejtat rruge prej frikes qe do te kujtohet ai. Ose nuk do kesh me deshire te hash ushqimin e tij te preferuar. Te mos shkosh me ne kafenene ku pinit kafen e mengjesit. Apo te mos degjosh kenget qe ai te shprehte dashurine. Te refuzosh te vishesh me ngjyrat qe atij i pelqenin. Madje te thyesh parfumin qe atij i pelqente aq shume.
Dhe pak nga pak te veshesh mburojen qe askush te mos depertoje me deri ne zemren tende. Kjo do te vrase 100 here ne shume sesa ndarja.
Ne fund te fundit lendimin do e kaperdish. Ja do pish ca gota me shume. Do ndezesh dy tre cigare. (E nese je shume e trishtuar do pish pak me shume). Por gjithsesi kjo ndjesi do te venitet, sic do ndodhe edhe me kujtimin tij! Do humbe bashke me kohen……Edhe pse te dhemb ai do perfundoje atje per ku vendosi te shkoje, ne harrese…
Po me ty cfare do te ndodhe? Ti cfare do te besh me ndjesine tende? Valle a do jesh me ti??
Sigurisht qe nuk do jesh, dhe mos pretendo te jesh. Jo sepse ti nuk mundesh, por sepse nuk ke durim te mbledhesh therrimet e ndjenjave qe perseri do perfundojne duke u perbuzur. Sepse asnjehere mos e harro : Ndjenjat gjithmone perbuzen! Sidomos kur jane te sinqerta. E di se cfare duhet te besh? Te ndertosh ato hekurat e akullt qe te rrethosh zemren tende.
Jo vetem per te mos dashuruar kurre me, por edhe per te mos lejuar njeri te preke ndjenjat e tua. E nese ai ndjen me te vertete?? Ne hic le te shkoje bashke me supozimin qe ai te flet me zemer, sepse ne nje moment edhe ai do te thyeje edhe bindjet qe deri tani te mbanin gjalle. Mos i jep askujt mundesine te beje te ndihesh e pafat perseri dhe perseri…. (Ashtu sic ndodh me mua sa here them se c’ndjej)…
Ne jete, nuk ka asgje me te dhimbshme sesa te humbesh besimin. Te mos kesh me deshire te degjosh qofte edhe frazat qe dikur te benin te vije buzen ne gaz.
Qaj…..Qaj ne thellesi te shpirtit tend, por buzet vishi gjithnje me buzeqeshje…Do te jete e lodhshme por do mesohesh te jesh dikush qe te tjereve ju pelqen te jesh, edhe pse ty te neveritet ai person. Por edhe meso te duash…….Te duash vetem me fjale, sepse zemra jote nuk i perket me askujt. Burgose shpirtin tend aty ku askush te mos e kuptoje sesi ndihesh dhe cfare ndjen. Sepse askujt nuk do i interesoje asnjehere nese vdes cdo minute qe merr fryme.
Dhe e di cfare??
Mos i thuaj kurre askujt se cfare ndjen. Dhe seriozisht mos e bej. E di pse? Sepse do perfundosh e rrenuar. Do perfundosh duke e ditur se ‘ai’ e di se cfare do zemra jote, dhe do e perbuze ate. Bashke me ndjenjat tuaja do perbuze edhe te vetat. Se nuk do kete kurre guximin per te ndjere ate qe deshiron. Dhe jo sepse nuk ka mundesi, por sepse nuk do te beje te ndihesh e lumtur. Disa njerez i frikeson lumturia e dikujt tjeter.
E ne u mbulofsh ne dyshime dhe deshire per te folur perseri mos e bej.
Nuk do pendohesh! Njerezit e vendosur nuk pendohen, sepse e dine cfare duan. Nuk jam mesuar te urrej veten por ne kete cast e bej! E bej sepse nuk mbajta premtimin qe vetes i pata dhene prej kohesh. Dikur isha betuar se askush nuk do e kuptonte se cfare ndjej. Dhe sapo e bera, e lendova dy here veten. Nje here per thyerjen e premtimit…. Dhe nje here per ate qe nuk do e ndjej kurre.
Ska gje, do jem duke e pritur (ate perqafimin qe me premtove) kudo, kurdo qe ti te kesh mjaftueshem besim! {Dhe mos harro qe ma ke borxh! 🙂 }
E nese nuk te shikoj dot si me pare me fal…. Me fal qe te thash se jam po aq NJEREZORE sa edhe ti. ME fal qe edhe une te deshiroj ne disa momente. E mbi te gjitha me fal qe e deshiroj ate arratisje ne krahet e tu.
Ndonese prej kohesh zgjodha te arratisem prej ndjenjave te mia une nuk kam faj. Zgjodha te mbroj veten time ne menyren me te mire te mundshme. E tani? Sapo u arratisa nga guacka e sigurise sime. Sapo shkriva akujt e ndjenjave te mia. DHe jo e vetme! Ti me bere te jem disi ndryshe, disi vetvetja. Sepse njerez si ti jane bekim ne jete. Me vjen keq qe s’mund te jesh ai qe deshiron te jesh.
Une nuk bej keq, sepse nuk mundem te perbuz ate qe me jep rehati shpirterore. Mundem te ndjej por edhe te kyc ndjenjat e mia, me deshiren e vetme qe ti mos te kesh asnjehere frike qe do jem e lumtur ne ato caste. U mbulofte nga pluhuri i harreses cdo gje qe mendoja deri me sot.
Nese ti zgjedh nje here te heqesh dore, une zgjedh 100 here te dorezohem! Nese deshiroje te fitoje, e gezofsh trofeun!! Mua me pelqen te marr me vete shijen e dickaje qe asnjehere se pata. Ndersa ti mbaj ne mendje shijen qe mund ta kishe.
Njerezit e ftohte kane me shume ndjenja sesa askush tjeter. Kjo per arsye se kane qendruar te ftohte prej deshires qe te mbeten te pakuptueshem! Epo ne rastin tim, harroje pak at ftoftesine dhe kuptoje se zemra digjet sic edhe ne kraharorin tend. (Mos u shqeteso per perqafimin qe asnjehere sma dhe. Ne endrra behen realitet te gjitha gjerat qe me ndergjegje s’jemi mjaftueshem te forte ti bejme). Ne endrra asnjehere nuk vjen me dyshim. Sepse aty eshte arratisja me e sigurt qe mund te kesh. Jemi ti, guximi yt dhe une.