Fokusohemi kaq shume ne jeten tone sa harrojme jetet qe na dhane jete,prinderit..
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Fokusohemi kaq shume ne jeten tone sa harrojme jetet qe na dhane jete,prinderit..

Fokusohemi kaq shume ne jeten tone sa harrojme jetet qe na dhane jete,prinderit..

Më lejoni të  tregoj një histori.

***Është historia e një djali që u lind nga dy prindër dhe në moshën 9 vjeçare mbeti jetim. Pasi i ati i vdiq nga një sëmundje e pashërueshme. Ai jetonte me të ëmën që bënte dy punë, vetëm për të mbledhur lekë për shkollimin e tij.
Çdo ditë ajo përpiqej ta ushqente sa më tepër të birin dhe kërkonte me ngulm që ai të rrinte më shumë kohë në tavolinë. Djali u rrit, u shkollua dhe nisi punë në një qytet tjetër. Duke e lënë të ëmën të jetonte e vetme.
Ai u përkushtua shumë në punë, duke punuar ditë e natë i magjepsur nga dëshira për të qenë ekstremisht i pasur dhe për të siguruar famë dhe pushtet. Shpesh, kur e ëma e telefononte, nuk vinte në shtëpi sepse ishte i zënë me punë.
Një ditë, pas shumë vitesh në kompaninë ku punonte, një koleg i tij i tha: “Hej, është Viti i Ri sot. As këtë vit nuk do ta festosh në familjen tënde?”.
Kolegu i tij nuk e dinte se familja e tij ishte e përbërë vetëm nga e ëma që ai thuajse e kishte braktisur në harresë, duke bërë vite pa e takuar.
Fjalët e tij e bënë djalin të reflektonte dhe atë natë ai shkoi në shtëpinë e së ëmës. Nga dritarja e shtëpisë pa se ajo po hante e vetme. E  mërzitur, me floke te thinjur dhe duar qe dridheshin. Pak nga mosha pak nga harresa… Kur ai hyri në shtëpi, e ëma e priti e emocionuar. Edhe pse vitet kishin bërë të vetën. Ajo ishte plakur së tepërmi dhe djali u pendua thellë se si nuk e kishte takuar në kaq shumë vite të ëmën e tij..
Ai kishte vrapuar pas parase, dhe kishte fituar goxha te tilla, ama kishte humbur shumcka. Kishte humbur fytyren e nenes teksa plakej nga mosha. Ai u perpoq te thoje dicka por lotet ju mblodhen ne gryke. I ra ndermend se nena ishte aty, gjithmone, duke e pritur…..Pas pak muajsh ai e humbi pasurine e tij me te madhe. Cdo dite i shkonte tek varri. Nderkohe qe mendonte se nese do i kishte shkuar per se gjalli jeta e saj do te zgjaste akoma me shume. Por nuk duhet te harrojme se koha eshte e vetmja gje qe nuk mund te kthehet pas**…….

 

 

Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza 
Sypërlotur, veshur me të zeza.

Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë, 
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë, 
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë…

Dritero Agolli

 

 

Si kjo histori ka plot e plot të tjera në realitetin tonë. Ka ardhur koha të kuptojmë se puna dhe paraja nuk mund ta zëvendësojnë kurrë dashurinë e prindërve tanë. Mundi i tyre nuk konvertohet në pasuri…

 

Ata na sjellin në jetë dhe na falin dashuri të pakushtëzuar. E vetmja mënyrë që mund t’ia shpërblejmë gjithë mundin, është thjesht vëmendja dhe dashuria që ne mund t’i japim mbrapsht. Mjaft u përkushtuam kaq shumë në karrierën tonë. Mjaft luftuam për pak para më shume. Pasi një ditë do shohim se prindërit tanë do jenë moshuar dhe do kuptojmë sa kemi humbur kaq shume vite.

 

Le t’u zgjasim dorën, le të bëjmë sa të mundemi për ta. Unë jam e sigurtë se asnjë prind nuk ka nevojë për lekët tona. Apo për faktin se duke punuar ne mund t’u sigurojmë atyre kushte më të mira jetese. Ata kanë nevojë për të na parë ne, për të na takuar ne,, për të na dëgjuar ne.

 

Ndaj, mundohuni të kaloni sa më shumë kohë me prindërit tuaj. Kushtoji atyre vëmendje. Shfrytëzo çdo minutë që kalon me ta, sepse askush nuk e ka të garantuar jetën në këtë tokë. Shko aty. Fol me ta. Bëji të kuptojne që nuk janë vetem dhe se i doni po aq sa ata ju. Asgjë nuk zgjat përgjithmone. Ndaj të perpiqemi me shpirt që keto dite jete që kemi të jene të hareshme..

 

Bëj sa të mundesh, në mënyrë që një ditë të mos pendohesh se mund të bëje më shumë…

 

Fokusohemi kaq shume ne jeten tone sa harrojme jetet qe na dhane jete,prinderit..