Mesnata...Kur vera sjell deshira te zjarrta
Home » Historia ime » Mesnata…Kur vera sjell deshira te zjarrta

Mesnata…Kur vera sjell deshira te zjarrta

Zeri i dy maceve qe benin dyluftim me zgjoi nga gjumi. Hapa syte. Te lehurat e qenve shoqeronin dyluftimin e maceve. Syte u nguliten ne tavan. Llampa e fikur ishte aty ku duhej te ishte. Desha ta ndez por mendova se do me dhembin syte. Ndeza laptopin. Kisha deshire te degjoja dicka te bukur edhe pse isha pergjumshem. Nuk me rrihej ne krevat. Mora laptopin ne dore dhe dola ne ballkon.

Erresire. Dola te shikoja nga vinte zeri i dy maceve qe vazhdonin dyluftimin e tyre edhe pse qente kishin filluar te lehnin me shume. I pashe. Mora nje gur ne dore. Nuk ia pertova fare por e hodha gurin qe ti trembja. Hahahaha. Per sherr guri i ra njeres prej maceve mu ne koke. Fillova te qesh. Hodha syte rreth e rrotull se mos me shikonte njeri duke qeshur ne mes te nates i vetem. Qente u qetesuan. Mora cigaret e mia. Mora edhe nje birre qe te shoqeroja cigaren qe filloi te digjej dalengadale.

S’ma fal ti…
une e di me shume ku te kam vrare
nuk desha… besome nuk desha.
S’ma fal ti… une s’u bera kurre si ti ke dasht’

Tingujt e kesaj kenge mbushen erresiren e nates me tinguj. Ne rruge nuk ka asnjeri. Vetem erresire. Hedh syte drejt zemres sime. U mesua te jete vetem. Gezohet me shume pak gjera. Nje buzeqeshje mjafton. Ose keshtu e kam mesuar une. Ikona e nje vajze vazhdon te jete perpara syve te mi. Ka shume momente qe nuk mbushem dot me fryme. Me mungon gjithcka prej saj. Deshira te te prek qofte edhe doren eshte e papershkrueshme. Ka raste qe syte me mbushen me lot. Nuk eshte dobesi por eshte admirim per nje njeri qe dua shume. Dhe ky njeri je ti. Kam kenaqesi dhe krenari te te them se te dua me gjith shpirt. Jane fjale qe dalin nga aty ku lind cdo ndjesi njerezore : nga zemra ime. E po le ta dish edhe nje here : Te Dua.

 

Ndonjehere ne jete duam shume gjera. Nderkohe qe koha kalon kuptojme qe rritemi. Jo se mbaron dashuria ne shpirt e njeriut, por hallet njerezore jane ato qe bejne njeriun te stepet dhe te mbyllet ne vetvete.

Por une jam me ndryshe nga sa prisja edhe une nga vetja ime. Gjej gjithmone forcen te mendoj cdo moment se ti je njeriu qe me jep force te vazhdoj te hedh hapa te sigurte ne cdo gje qe bej. Prandaj edhe te dua. Duhet te te kujtoj gjithmone se ti je lumturi per mua. Te falenderoj qe je ne jeten time. Besome qe jam si nje femije qe ka nevoje per perkedheljen tende te bute. Dua te ndiej doren tende tek me prek.

 

Eshte nata ajo qe me jep qetesine absolute te shpalos deshirat e mia ne qetesine e saj. Tingujt e muzikes e prishin kete qetesi duke bere qe une te shijoj pa fund cdo note. Une udhetoj i lire ne kete mrekulli te vertete. Aty jetoj une, endrrat e mia dhe ti qe fle diku ne nje enderr.

 

Nderkohe cigaret e mia u mbaruan. Nuk e kuptova se si ora kaloi. Shishja e birres duket me shume bosh se plot. Nderkohe ka filluar serish lufta e maceve. O dalsh fare o mace dreqit. Ik se dua te fle tani. Nuk kam oreks te marr gure ne dore qe te te ndjek nga prapa.

 

Gjume te embel shpirtush…