Ragip Dragusha – Mzu rrufeja (Poezi)
Shkrime te lira letrare.
M’zu rrufeja.
Bash si rr’feja prej shllungës‘ reve,
qe asht nisë dikend‘ me gjujtë.
Tash që m‘zune n’fush‘ beteje,
s’ja la rradhën kujt‘ me m’mujtë.
Do t’thërras ditët e zamanit.
Ndërmjet tyne, prap do t’zgjedhë.
Si ne kohë të jataganit,
tana plumbat do ti derdhë.
Un e di se mosha jeme,
asht’ n’rrezik, n’haram me t’çue.
Por po pyete zemrën teme ,
n’selamet ,shpejt‘ ke me shkue.
Tuj‘ numrue shkallt’e mia,
me ty zoge, nuk shkojnë kërkund’.
Por…. Mosh’ s’paska kjo dashnia
Nji kyt’ rast, s’po du m’i humb‘.
Kur me vrap‘ ti njitem malit,
ban’ vaki un’ kam me u rr’zue.
Qefi nuk ja dit’ka hallit,
por luftojnë kush me fitue.
Mos u tremb’ moj drandofile,
neser dhe ti, do t’bish’ bum’….
Me zamak nuk bahet hile..
Se rrajt’ e tij’, jetojn’ ma shum’.
Atëher zemra jeme prap‘,
ty moj zoge, ka me t’kendue.
Der‘ nji dit‘ qe ajo t’bajn‘ gab‘,
prej k’saj‘ bot,‘ kam mu largue.