Edhe ndodh ndonjehere te kemi ndonje rrezik ne shtepi. Mund te digjemi, te pritemi, apo ndihemi keq. Duke qene se jo gjithmone mund te shkojme tek mjeku, duhet te mesojme si te ndihmojme veten. Ja cfare duhet te beni ne raste demtimesh…. (Kujdes!!! Jo gjithmone mund ta ndihmojme veten. Ndonjehere eshte e nevojshme ndihma e specializuar).
Nese keni prere doren.
Si fillim mos e lagni doren. Merrni nje cope te paster dhe shterngojeni mire plagen. Qendroni ulur dhe mos e lini doren te marre ajer. Pozicionojeni plagen nga lart. Pasi ta shterngoni per 5 deri ne 10 minuta, atehere hiqeni copen dhe lajeni doren. Vini nje krem antibiotik, dhe fashojeni. Kujdes! Po te vini re se gjaku nuk po pushon, dhe prerja eshte e thelle, duhet te shkoni tek mjeku..
Nese jeni djegur.
Nese nuk jeni djegur ne nyje, nese nuk eshte djegie me shume se 2 cm dhe nese nuk ka formuar flluske te menjehershme, dhe nese nuk eshte bere plage e zeze atehere : Vereni doren poshte ujit te rrjedhshem te ftohte. Merrni kube akulli dhe mbajini mbi te. Lyejeni doren me krem antibiotik dhe fashojeni lirshem. Aq sa mos te ngjeshet, por as mos te kete kontakt me ajrin. Ne rast se kemi ndonjeren nga simptomat e mesiperme, atehere ju duhet ndihma e mjekut.
Ne rast se jeni gervishtur ne nje send shpues me ndryshk.
Lajeni plagen me uje te rrjedhshem dhe sapun. Nese keni bere tetanozin se paku 10 vitet e fundit, lyejeni plagen me uje te oksigjenuar. Verini siper pak krem antibiotik dhe fashojeni. Ama nese keni me shume se nje dekade pa bere teranozin, atehere duhet te drejtoheni tek nje mjek.
Ju del gjak nga hunda.
Perkuleni koken para, poshte. Shterngojeni me dy gishterinj kocken e hundes aty ku nderpriten vetullat. uluni dhe mos ndryshoni pozicion per 10 minuta. Mos kini panik nese ju del gjak. Vetem nese kalojne 10 minuta dhe hemoragjia nuk pushon, kerkoni ndihme menjehere.
Ndiheni te keputur nga vapa.
Nese ndjeni debulese apo keputje. Dhe nese ndieni se po ju merren mendet, atehere beni nje dush te fresket. Nuk duhet te hidhni uje te ftohte menjehere ne trup. Fillojeni me uje te vaket dhe ftoheni gradualisht.
Jeni rrezuar me koke.
Vini akull ne zonen e goditur dhe qendroni ulur. Nese keni : dhembje koke, shikim te mjegullt, humbje kujtese dhe ndjeshmeri te larte ndaj zhurmave dhe drites qendroni disa minuta pa levizur. Por nese kjo gjendje nuk ju kalon dhe keni te vjella apo humbje ndjenjash kerkoni ndihmen e mjekeve.
Nese ju ka pickuar bleta, apo grereza.
Largoni thumbin me pinceta, pastroni zonen me uje dhe sapun dhe vendosni akull. Nese keni probleme me frymemarrjen, telefononi urgjencen.