Uji i kripur dhe era janё tё gjitha stres pёr flokёt tuaj: mёsohuni tё kujdeseni pёr t’i pasur tё shёndetshme dhe tё rrjedhshme.
Dielli, deti, plazhi dhe era: janё kushtet me tё cilat qetёsohemi mё mirё gjatё pushimeve. Por nuk mund tё thuhet e njёjta gjё pёr flokёt tonё. Ekspozimi i gjatё nё rrezet diellore tenton t’i egёrsojё dhe t’i dredhё flokёt. Era dhe kripa i dehidratojnё dhe i bёjnё mё pak “tё disiplinuara” dhe tё vёshtira pёr t’u krehur. Rezultati shihet cdo mbrёmje dhe mё shumё nё fund tё pushimeve, njё flokё i stresuar dhe i errёt, me shenja tё dukshme vuajtjeje. Dhe ashtu sic kujdesemi pёr lёkurёn, mund tё bёjmё shumё pёr tё shmangur dёmet.
Produktet:
Gjatё verёs sidomos nё det, por edhe nё qytet, janё tre produkte pёr t’u pёrdorur shumё shpesh: balsami, njё filtёr kundёr UV dhe ujё termal. Balsami dhe filtri diellor duhet tё pёrdoren çdo ditё: uji termal, i njёjti me tё cilin nё plazh spёrkasim fytyrёn, pёrdoret edhe pёr tё spёrkatur fytyrёn shumё herё nё ditё. Idealja ёshtё ta pёrdorёsh sa herё qё kemi nevojё pёr tё rifreskuar lёkurёn: duke spёrkatur flokёt tё jep njё efekt tё kёnaqshёm lagsёshtie dhe ndihmon tё sistemosh nё mёnyrё tё shpejtё flokёt rebele. Filtri solar do tё shmangё egёrsimin e flokёve, ndёrkohё qё balsami i aplikuar nё fund tё ditёs hidraton flokёt dhe kthen butёsinё e tyre.
Shampoja:
Ndryshe nga balsami, shampoja pёrdoret me parsimoni. Nё det flokёt tonё janё gjithmonё nё ujё, kshuqё ёshtё e pamundur tё jenё tё pastra. Mbrёmja ёshtё e mjaftueshme qё t’i shpёlash me bollёk me ujё tё ёmbёl dhe ti hidratosh me balsam, ndёrkohё qё njё larje e vёrtetё mund tё kryhet nё ditёt nё vazhdim. Nё qoftё se i kemi flokёt e thata, mund ta zёvendёsojmё shampon me vaj pёr larje blihet nё farmaci). Shampoja nё çdo rast duhet tё jetё delikate dhe tё pёrdoret nё sasi tё vogёl.
Kodi dhe shiritat:
Janё njё tentativё qё ёshtё vёshtirё t’u rezistosh, sidomos menjёherё pas larjes. Nё vetvete nuk ka asgjё tё keqe, kujdes tё pёrdorni njё elastike tё pёrshtatshme dhe nuk i tendos flokёt. Ideale janё ato me sfungjer, qё edhe lahen, plastike ose spirale. Bёj kujdes mos t’i shtrёngosh dhe t’i tёrheqёsh flokёt.
T’i mbajmё…nё hije: shumё diell, tё bёn keq. Le tё mёsohemi tё pёrdorim njё shami ose mё mirё akoma njё kapele. Mbani flokёt nё strehё dhe kёshtu do i bёjё hije dhe fytyrёs, duke mbrojtur sytё dhe lёkurёn nё pikat mё delikate.
Luftё nyjeve:
Tё vecosh nyjet ёshtё njё punё e vёshtirё, qё realizohet shumё herё nё ditё, nё qoftё se nuk duam qё nё darkё qё tё gjendemi nё njё trazirё qё ёshtё e vёshtirё tё gjesh fillimin, sidomos nё qoftё se kёmi flokё tё thatё dhe tё hollё. Mund tё na vijё nё ndihmё njё krehёr me dhёmbё tё gjerё, pёr tё filluar me furçёn tonё tё zakonshme.
Nё qoftё se flokёt janё tё ngatёrruara, mund tё aplikohet njё pikё vaj pёr flokёt, pёr shembull luledielli ose bajame tё ёmbla pёr t’i bёrё mё tё buta dhe tё rrёshqitshёm nё krehёr. Njё pikё vaj mund tё jetё i dobishёm edhe nё mёngjes, para se tё shkoni nё plazh. Nё qoftё se pёrdoret pas banjave tё para, duke mbrojtur ndёrkohё flokёt kjo mjafton. E njёjta vlen edhe nё fund tё ditёs, pas dushit: nё kёtё rast bёjmё kujdes tё limitojmё aplikimin nё pikat kryesore duke kursyer pёr tё mos rёnduar flokёt.