Receta gatimi.
Torte piramide me biskota, rikoto e banane.
Perberesit per torte me biskota :
- nje pako biskota
- 150 gr rikoto
- 150 gram gjalp
- dy banane
- nje gote arra te grira ne mikser
- 100 gr cokollate
- dy luge gjelle sheqer puder
- nje gote qumesht (per te lagur biskotat)
- nje filxhan qumesht per ta hedhur tek cokollata kur ta shkrijme
- arre kokosi e grire per te sperkatur embelsiren
Pergatitja :
Fillimisht shtrojme nje qese guzhine mbi nje tabaka ku do te gatuajme.
Fillojme dhe shtrojme biskotat me rradhe dhe duke i lyer pak me qumesht. Shtrohen me pak se nje pako.
Marrim nje kupe qelqi dhe atje duke i perzier me rradhe hedhim fillimisht rikoten, gjalpin, sheqerin pluhur dhe arrat.
Mbasi na eshte bere nje mase kremi e njejte fillojme dhe e shtrojme mbi biskota.
Kur ta kemi vendosur kremin e pergatitur mbi biskota fillojme dhe e perqendrojme mbi 2 rreshtat e mesit.
Hapim ne mes te kremit nje kanal dhe vendosim bananet e qeruara dhe i mbulojme me kremin.
Tani marrim biskotat e anesoreve dhe i mbeshtesim mbi masen nga te dyja anet. Pjesa siper del zbuluar dhe ju do ti ndani biskotat ne dy pjese dhe i vendosni siper me rradhe.
Ne momentin qe e kemi mbyllur torten fillojme te shkrijme cokollaten ne banjo mari duke i hedhur 1 filxhane qumesht brenda dhe duke e trazur mire. Mbasi ka shkrire cokollata e hedhim siper biskotava dhe duke e perhapur me nje furce guzhine ne te gjithe torten.
Siper e sperkatim me arra kokosi dhe e fusim 1 ore ne frigorifer per tu mpiksur.