Si te trasnferoj foto nga telefoni ne kompjuter dhe anansjelltas? Tutoriale shqip falas
Kur vjen puna tek fotot, te gjithe i duam ato. Jane absolutisht menyra me e mire per te ruajtur dhe ndalur kohen ne caste vertet te bukura. Ne ditet e sotme eshte bere fare e thjeshte te besh sa me shume foto dhe madje me cilesi shume te mire. Kjo sepse pajisjet teknologjike sa vijne e permiresohen duke na e bere fare te lehte kete pjese. Mirepo sa me shume foto te kemi ne pajisjet tona mobile, aq me shume do mbushet hapesira e tyre. Nje nga pyetjet qe degjojme shume shpesh eshte:
Si te transferoj foto nga telefoni ne kompjuter
Si te transferoj foto nga kompjuteri ne telefon
Kjo behet per ta bere cdo gje edhe me te sigurte ne rast demtimi, por edhe per te liruar hapesire ne pajisjen tone.
Nje nga menyrat standarte eshte lidhja e telefonit me fishen perkatese me kompjuterin. Fotot jane te sigurta ne kompjuter. Por jo pak here na ndodh te mos kemi kabullin perkates per te bere transferimin qe duam. Cfare duhet te bejme? Me kete tutorial do perpiqemi te shpjegojme pikerisht kete.
Ekziston nje program qe quhet PHOTO TRANSFER. Programi ne fjale mund te shkarkohet dhe ne kompjuter dhe ne celular. Per shkarkimin e aplikacioneve te ndryshme ne kompjuter kemi folur KETU . Ne kompjuterin tuaj hapni dhe shkruani Photo Transfer. Fotoja me poshte eshte per windows 8 & 10. Instalojeni dhe kaq.
Fillo te transferosh foto nga telefoni ne kompjuter por edhe nga kompjuteri ne telefon.
Menyra tjeter eshte te vizitoni faqen http://phototransferapp.com/win/ . Me kete menyre do zgjedh ta shkarkojme programin ne kompjuter qe te transferoj foto nga telefoni ne kompjuter apo nga kompjuteri ne telefon.
Duke klikuar Download Now hapi tjeter do jete te zgjedhim cilin sestem operativ kemi ne kompjuterin tone. Zakonisht kemi windows 7, 8 ose 10. Disa nga ju mund te keni IOS (Apple). Ju e keni mundesine ta zgjidhni edhe kete opsion. Ne rastin tone ne kemi windows 7. Hapat jane te njejte edhe per windows 8 dhe 10.
Programi ka zbritur ne kompjuter. Hapeni ate duke klikuar dy here mbi te.
Procesi i instalimit do filloje.
Zgjidhni Continue per te vazhduar me tej.
Pranoni kushtet e perdorimit duke klikuar I Agree
Procesi i instalimit filloi. Beni durim.
Nese ju shfaqe tabela e meposhtme mos u shqetesoni. Eshte muri i sistemit operativ (windows firewall) qe ju pyes nese doni ti jepni akses ketij programi qe te ekzekutohet ne kompjuterin tuaj.
Urime. Sapo keni perfunduar instalimin e programit per te transferuar fotografite tuaja nga telefoni ne kompjuter dhe anasjelltas.
Hapni programin dhe filloni punen 🙂