
Identiteti Iliro Arbnor i Patriarkanes se Pejes dhe Vojvodet kelmendas nga Rugova e lavdishme.
Vellazeria e Nikqit. Studim nga Paulin Zefi. (Dhjetor 2015)
Ky objekt religjoz me zanafille “Dardane (pagane) -Paleokristiane (shek.IV-V) dhe Katolike (1054-1233)”, eshte uzurpuar nga Ortodoksia serbe qe ne gjysmen e pare te shek.XIII-te. Gjithashtu i eshte nenshtruar nje procesi te gjate falsifikimi historik. Ky proces eshte zhvilluar paralelisht me modifikimet strukturore dhe zgjerimet e ketij ansambli ndertimor.
Sot, pas 750-vitesh na shfaqet ne trajten e nje kompleksi kishtar me stil arkitektonik dhe tipologji ndertimore karakteristike per “Kishat Ortodokse serbe“. Eshte me te vertete nje fatkeqesi qe ta imponon te ndjehesh i vrare shpirterisht. Kjo duke nisur nga vete fakti se ne historikun zyrtar te ketij objekti nuk permendet dhe as nuk shkruhet asgje ne lidhje me zanafillen e saj Iliro-Arberore. Por as dhe per lidhjet e saj te drejtperdrejta me Dardanet – Arberit-Shqiptare.
Gjithashtu edhe siti-arkeologjik ose vendbanimi antik i qytetit Siparantum (Peja) eshte shkaterruar barbarisht. Mbi kete territor kaq te pasur me material arkeologjik, eshte ndertuar nje impiant industrial qe i perket fabrikes se akumulatoreve ose baterive. “Siparantum” ishte nje municipium romak (qytet Iliro-romak) i cili per here te pare permendet nga gjeografi i madh “Ptolemeu”. Fatkeqesisht cdo gjurme e ketij venbanimi antik, eshte mbuluar gjate ndertimit te impiantit industrial qe permenda pak me lart.
“Historia e saj Iliro-Arbnore dhe uzurpimi serb”.
Ky objekt ndodhet ne perendim te qytetit te mrekullueshem te Pejes, prane lumit Bistrica (Lumbardhi i Pejes-dege e lumit Drini i bardhe). Eshte ne lindje te “Bjeshkeve te namuna” (Alpet Shqiptare) dhe prane grykes se Rugoves e cila eshte Treva me e bukur ne te gjithe “SHQIPERINE-ETNIKE“. Pjesa qendrore e ketij ansambli ndertimor quhet “Kisha e Apostujve te shenjte“.
Themelet e saj se bashku me strukturen murale i perkasin nje “Bazilike Paleokristiane” te antikitetit te vone (shek.V-VI-te). Padyshim qe kjo eshte ndertuar nga popullsia e Krishtere Ilire e “Fisit te Dardaneve te fuqishem”. Ata ishin te paret qe e percollen “Mesazhin e Krishtere” tek barbaret sllave dhe me konkretisht tek fisi “Serboi” (serbet). Fatkeqesisht Historiografia serbe nuk pranon as ekzistencen e hershme te nje objekti te Krishtere. Aq me keq, nuk pranojne qe ata filluan te kristianizohen fale kontakteve te para me popullsine autoktone”Ilire”?!?!?.
Sipas tyre “Kisha e Apostujve te shenjte” u ideua nga Shen Sava por u ndertua nga Kryepeshkopi Arseni i I-re (1233-1263). Serbet e perqafuan Krishterimin vetem fale Misionareve te Krishtere, greko-bizantine “Cirili dhe Metodi”. Pra ata (serbet) kane modifikuar, falsifikuar dhe fabrikuar gjithcka.
Ne vitin-1054, zhvillohet “Skizma” ose ndarja e Kishes se Krishtere Ekumenike. Arberia veriore, perfshire te gjithe territorin e Dardanise edhe pse ishte pjese integrale e Perandorise Bizantine, kjo popullsi i qendroi besnike “Selise se shejnte ne Rome“. U identifikuan ne baze te ritit Katolik-Roman por normalisht qe ketu kishte edhe komunitete te rendesishme ortodokse qe sot jane serbizuar plotesisht!!!…
Territori i Dardanise veriore dhe perendimore u pushtua nga Princi i madh i Rashes (Serbia mesjetare), Stefan Nemanja (1113-1199). Me pas u kurorezua si “Mbret i serbeve dhe i Arberve”. Ai ishte gjithashtu, babai i themeluesit te Patriarkanes serbe dhe Patriarkut te pare “Shen Sava (1174-1236).
Sipas Historiografise serbe Shen Sava ishte ai qe e projektoi Kishen e Apostujve te shenjte. Nje amanet i la pasuesit te tij me origjine bullgare Patriarku Arsen i I-re (1233-1263). Ta ndertoje kete Kishe dhe pikerisht pas ndertimit te saj, ketu do te transferohet Patriarkana Ortodokse serbe e cila qendren e saj te hershme e ka pasur ne “Manastirin Zhica“.
“Arkitektura (detaje) dhe fshehja djallezore e elementeve karakteristike qe e identifikojne si pjese e trashegimise se pasur Katolike-Dardane“.
Kisha e Patriarkanes se Pejes perfaqeson nje ansambel ndertimor te tipit “kompleks manastiror” dhe realisht eshte nje kryeveper arkitektonike. Per kete arsye eshte zgjedhur qe te gezoje edhe mbrojtjen e UNESCO-s qe ne vitin 2003.
Si pjese integrale te ketij ansambli ndertimor, perfshihen plot 6-objekte te ndryshme te cilat jane:
1) – Kisha e Apostujve te shenjte.
Kjo eshte pikerisht Bazilika paleokristiane Iliro-Arberore brenda se ciles ndodhen sarkofaget me reliket e shenjtoreve serbe:
- Kryepeshkopi Shen Sava i II-te (1263-1271)
- Kryepeshkopi Shen Nikodim (1316-1324)
- Shen Joanikije Kryepeshkop (1337-1346) dhe Patriark (1346-1354)
Realisht eshte e pamundur qe te besh germime arkeologjike dhe as te analizosh muraturen. Ky objekt eshte pikerisht qendra gravitacionale rreth te ciles jane ndertuar edhe 5 objektet e tjera. E gjithe siperfaqja murale eshte e mbuluar me afreske qe i perkasin viteve 1250-1260 etj. Pra gjurmet Iliro-Arberore jane mbuluar dhe fshehur nepermjet nje metode shume te rafinuar dhe ne nje menyre te patjetersueshme. Ju eshte mveshur nje identitet i rreme serbo-ortodoks. Nderkohe jane lyer ose modifikuar edhe afresket mesjetare ku paraqiteshin imazhet e besimtareve Arber me plisa dhe qeleshe.
2) – Objekti i cili ndodhet ne pjesen lindore te ketij ansambli ndertimor dhe menjehere pas ikonostasit te”Kishes se Apostujve te shenjte”, perfaqesohet nga nje strukture shume e vecante e cila eshte ndertuar nga Patriarku Arsen i I-re ne gjysmen e pare te shek XIII-te.
Perbehet nga nje salle e ngjashme me nje navate e ndertuar ne drejtim te qarte veri-jug, ku siper te ciles ndodhet kupola lindore. Ekstremet lindore te kesaj strukture perbehen nga 3 absida ose nje abside e 3-fishte. Ketu nuk me lejuan qe ta vizitoj ne muajin dhjetor-2015.
3) – Ne murin jugor te Kishes se Apostujve te shenjte ndodhet Kisha e Nenes se ZOTIT- Hodigetria e cila manifeston karakteristikat e nje Kishe te tipit bazilike. Perbehet nga 5-kolona qe i japin formen e nje kryqi dhe siper saj ndodhet kupola jugore. Gjithashtu eshte e pajisur me nje abside ne anen lindore. Ky objekt eshte ndertuar gjate gjysmes se pare te shek.XIV-te (1330) nga Kryepeshkopi Danillo i II-te.
4) – Kisha e Shen Nikolles e cila duke u bazuar tek permasat e saj te vogla, realisht mundet te percaktohet si nje Kapele Kishtare. Eshte ndertuar ne skajin jug-lindor te ketij ansambli ndertimor dhe pikerisht ngjitur me Kishen e Nenes se ZOTIT (Hodigetria). Ajo eshte ndertuar nga Kryepeshkopi Danillo i II-te ndermjet viteve 1330-1337.
5) – Kisha e Shen Demetrit ndodhet ne pjesen veriore te Kishes se Apostujve te Shenjte. Perbehet nga nje navate e vetme. Eshte e pajisur me abside, dhe eshte mbuluar nga afreske te shumta. Siper saj ndodhet kupola veriore. Brenda kesaj Kishe ndodhen sarkofaget me reliket e Patriarkut Jefrem (1376-1382) dhe Shen Spiridonit (1382-1387). Kjo Kishe eshte ndertuar nga Kryepeshkopi Nikodim ndermjet viteve 1317-1324.
6) – Narteksi i Kryepeshkopit Danillo i II-te e cila eshte edhe struktura me madheshtore e te gjithe ketij kompleksi kishtar. Ndodhet ngjitur me pjesen perendimore te 3 Kishave kryesore (Apostujve te shenjte, Nenes se ZOTIT dhe Shen Demetrit. Te tre portiket e ketyre objekteve, komunikojne me kete Narteks te perbashket. Salla e madhe e Narteksit me gjatesi veri-jug, ndahet me dy hapesira nga 5 kolona kuadratike te mbuluara me afreske. Ne aspektin arkitektonik perben nje analogji te theksuar me gati te gjitha Kishat Katolike te stilit Romanik-gotik te ndertuara pikerisht gjate kesaj periudhe ne territorin e veriut te Shqiperise.
Ne anen jugore te Narteksit ndodhet porta hyrese dhe e perbashket e ketij Kompleksi kishtar (porta kryesore). Sapo te futesh brenda, ne krahun e majte, e vendosur mbi nje piedestal te gjere ndodhet Baptisteri prej mermeri te kuq i cili ka permasa impresionuese. Ky Narteks eshte ndertuar nga Kryepeshkopi Danillo i II-te ndermjet viteve 1330-1340.
Desha te nenvizoj edhe skandalin e nderhyrjeve flagrante te koheve te fundit (viti 2006) nga Kisha Ortodokse serbe. Veprimet jane bere pa pyetur UNESCO dhe as Qeverine e RKS. Kane restauruar te gjithe pjesen e jashtme te Patriarkanes duke i tjetersuar plotesisht elementet e saj arkitektonike te stilit bizantin. Kane krijuar konturet e nje objekti religjioz karakteristik Ortodoks me tipologji sllavo-ruse. Edhe suvatimi i siperfaqes se ketij kompleksi ndertimor apo lyerja qesharake me ngjyre te kuqe kane zhdukur pothuajse cdo gjurme autentike etj. Pra, me pak fjale:
E GJITHE STRUKTURA E BAZILIKES PALEOKRISTIANE ILIRO-ARBERORE, GJENDET E KAMUFLUAR MJESHTERISHT NE ZEMER TE KETIJ KOMPLEKSI KISHTAR.
“Vojvodet Kelmendas nga Rugova dhe Vellazeria Nikqi. Protektoret trima te cilet derdhen gjakun e tyre per mbrojten e Patriarkanes se Pejes per mbi 350-vite me rradhe”.
Pas betejes se Fushe Kosoves (1389), i gjithe territori i Dardanise u pushtua nga Perandoria Osmane. Te njejtin fat e perjetoi edhe Patriarkana e Pejes e cila i mbijetoi djegies dhe shkaterrimit nga ana e barbareve osmane. Por edhe ajo perfundoi ne letargji te plote aq sa kaloi nen administrimin e Patriarkanes se Ohrit. Ne vitin-1557 u rikthye nen administrimin Kishtar serb por duhej pritur viti-1567 qe ne kete Manastir te rikthehej Selia e Patriarkanes Ortodokse serbe. Menjehere pas kesaj u ndermor nje proces restaurimi ku gjithashtu u mbulua me afreske e gjithe siperfaqja murale e Narteksit dhe disa pjese te fasades se jashtme.
Por sic dihet, Patriarkana ishte gjithmone e rrezikuar nga osmanet por edhe keqberes te ndryshem. Prandaj dhe kishte nevoje per mbrojtje te vazhdueshme nga burra te forte dhe besnike. Ironikisht minoranca serbe ose Arberit Ortodokse te sllavizuar qe jetonin ne qytetin e Pejes dhe prane Patriarkanes, dridheshin perpara osmaneve dhe aq me keq perballe Shqiptareve Katolike dhe Myslimane. Kjo ishte arsyeja qe ata kishin frike qe ta ndermerrnin persiper nje mision te tille. Sot ata historine e shkruajne te fallsifikuar aq bukur duke glorifikuar veten.
Nuk e di se si nuk ju vjen turp. Nejse!!!
- Gjate shek.XV-XVI-te, Malesia piktoreske dhe e ashper e Rugoves, u popullua gradualisht nga Fise Malesoresh, shume trima. Ata ju takonin Vellazerive te medha te Kelmendit si:
- Nikq
- Lajq
- Muriq
- Vukel
- Selce
Pasardhesit e tyre sot popullojne 13 fshatrat e Treves me te vecante ne Shqiperi. Treven e RUGOVES. Rugovanet i perkisnin Besimit Katolik-Roman dhe te gjithe meshkujt ishin luftetar kaq te fuqishem. Ata arriten ta ruajne autonomine duke u perballur egersisht me shume ekspedita ndeshkimore te Perandorise Osmane. Gjithmone dolen fitimtare dhe ruajten statusin e tyre te vecante duke u veteqeverisesur ne baze te Kanunit te LEKE DUKAGJINIT.
Deri ne vitin 1703 e gjithe Popullsia e Rugoves e konservoi me shume fanatizem Katolicizmin-Roman.
Taksat e renda, lufta per mbijetese, ekspeditat ndeshkimore osmane dhe izolimi i imponuar nga pjesa tjeter e Dardanise, i detyroi qe te perqafonin Besimin-Islam nisur nga arsye te ndryshme. Shtepia e pare e cila u konvertua ne Islam ishte ajo e “ZHUJ VESELIT (Zhuj-Rugova) nga”Vellazeria-NIKQI” ne fshatin alpin Shtupeq i madh, Rugove.
Zhuj Veselit ju ofrua titulli i larte “Vojvode (Prijes ose titull serb ekuivalent me nje Princ). Ai e pranoi kete pozicion kaq te larte, duke dhene “BESEN E SHQIPTARIT” ne pranine e burrave te Fisit ku te gjithe e mbeshteten unanimisht. Menjehere sapo u shpall Vojvode i Patriarkanes se Pejes, ai mori bekimet e Murgjerve Ortodokse. Emerimi i tij ishte i zyrtarizuar nga vete Veziri i Shkodres me bekimin e Portes se larte (Top kapi) ne Stamboll. Detyra ose misioni i “Vojvodes se Patriarkanes se Pejes” ishte qe te mbronte vazhdimisht Patriarkanen nga cdo armik i mundeshem deri ne veteflijim.
Praktikisht Patriarkana tashme gezonte mbrojtjen e te gjithe burrave te KELMENDIT (Malesi e Madhe, Rugove dhe kudo ku ato jetonin). I njejti proces u zhvillua edhe per Manastirin e Decanit (100%-Shqiptar) i cili mbrohej nga Fisi i madh dhe luftarak GASHI. Patriarkana e Pejes ishte nen kercenim te vazhdueshem por aty ndodhej gjithmone nje trupe e forte nga Shtepia e Vojvodes. Ata ishin betuar qe ta mbronin me jeten e tyre.
I pari qe ka dhene jeten per mbrojtjen e Patriarkanes ka qene Muç Elezi nga familja e Vojvodeve.
Shkruhet qe Kryemurgu i atehershem e ka lagur doren ne gjakun e tij dhe keshtu e ka vendosur shuplaken e gjakosur mbi murin fortifikues prane portes kryesore te Patriarkanes. Shenja ne fjale e cila adhurohej nga Kelmendasit, eshte zhdukur se bashku me ate pjese te struktures murale. Kjo si rezultat i vershimeve te ujerave te rrembyera te lumit Bistrica (Lumbardhi) i Pejes.
Pak vite me vone, ne mbrojtje te Patriarkanes, eshte vrare edhe Veseli, djali i Muç Elezit. Po ashtu edhe i biri i Veselit “Zhuji” i cili u vra duke mbrojtur Patriarkanen e Pejes. Po te njejtin fat e kane pesuar edhe 3 djemte e Zhujit, Beka, Asllani dhe Kapllani. Me pas, vendi i Vojvoses u trashegua nga Rame Kapllani i cili kur e mori kete pozicion ishte i mitur. U caktua per te vetmen arsye se pothuajse 53 meshkuj nga Shtepia e tij ishin vrare duke mbrojtur Patriarkanen.
Rame Kapllani ishte vetem 12 vjec kur ne vitin 1942, komandonte nje trupe te armatosur. Kjo trupe mbrojti Patriarkanen nga nje tentative e autoriteteve fashiste te Pejes dhe disa ushtarakeve Italiane. Ata kishin planifikuar per ta bastisur kete objekt. Fatmiresisht ky sulm u ndalua fale nderhyrjes energjike nga ana e Prefektit te Pejes tek i cili u drejtuan Rugovanet duke e kercenuar me lufte. Ndersa per numrin e sakte te burrave te tjere trima nga Treva e Rugoves te cilet kane dhene jeten per mbrojtjen e Patriarkanes se Pejes, kam gjetur te dhena shume kontradiktore. Kjo eshte arsyeja qe nuk mundem te jap nje shifer te sakte.
LAVDI PER TE GJITHE ATA BURRA.
“Thesari i Patriarkanes se Pejes”
Ky thesar shume i cmuar eshte grabitur ne vitin-1688 gjate luftes “Turko-Austriake”. Patriarku e kishte derguar thesarin fshehtas ne “Manastirin e Gracanices (Manastir-Arberor) per ta mbrojtur nga hakmarrja e osmaneve. Ky thesar i cmuar u zbulua gjate procesit te plackitjes se ketij Manastiri nga barbari “Jegen Pasha”. Patriarkana e Pejes se bashku me Rugovanet dhe gati te gjithe Shqiptaret e Dardanise ishin bashkuar ne krah te Ushtrise Austriake per ta cliruar Dardanine dhe te gjithe Shqiperine nga Perandoria Osmane.
Por sic dihet Sllavo-ortodokset e tradhetuan Austrine dhe Shqiptaret. Si rezultat i kesaj tradhetie Austriaket u terhoqen. Ata i lane Shqiptaret te skllaveruar akoma edhe me keq, nga dhuna dhe masakrat qe u shkaktuan gjate procesit cnjerezor te ekspeditave ndeshkimore te Perandorise Osmane mbi Shqiptaret e Dardanise. Gjithashtu ne vitin-1689, Pashai i Pejes Mahmud Begolli (Begovic) e ka plackitur Patriarkanen e Pejes per tu hakmarre ndaj Kelmedasve dhe Patriarkut serb. Kjo sepse ata kishin mbeshtetur Austriaket ne lufte kunder Perandorise Osmane etj.
Serbet dhe turqit duan qe ti tregojne botes qe Shqiptaret ne Dardani (Kosove) nuk na paskan Trashegimi Kulturore dhe Monumentale.
- Sipas tyre te gjitha Kishat e vjetra ortodokse i perkasin popullit serb. Kishat Katolike te Kosoves lindore jane saksone.
- Xhamijat i kane ndertuar osmanet dhe ndersa sitet arkeologjike dhe cdo deshmi tjeter materiale ju perket nje substrakti etnik parahistorik.
- Qytetet antike jane ndertuar nga Romaket dhe Bizantinet.
- Keshjellat jane Bizantine, serbe ose bullgare
- Shqiptaret kane ardhur rishtas nga veriu i Shqiperise pas shek.XV-te me ndihmen e osmaneve kane si trashegimi te vetme “Kullat dhe Kishat Katolike”.
Pra imagjinojeni pak. Cfare manipulimi, tjetersimi, mohimi dhe fabrikimi te Historise ne menyre te paster kriminale!!!
Ata duan qe te na lene ne erresire por fajin nuk e kane plotesisht vetem armiqte tane shekullore. Pjese e fajit jane qarqet tona akademike servile dhe frikacake. Njerez qe shiten me cdo cmim, individe pa dinjitet dhe thellesisht anti-Shqiptare. Fatkeqisht pjesa me e madhe (jo te gjithe), kryesisht vegjetojne, kryejne plagjiatura si intelektuale te rendomte. Disa kane kaluar ne letargji dhe nuk merren fare me hulumtime shkencore dhe analiza te thella historike. Ose ju japin te drejte hipotezave kriminale te armiqve tane duke i pranuar si teori te pakontestueshme”.