hartimin e punimit të diplomës
Home » Studenti Online » Si të përgatisim strukturën e diplomës. Orientim per studentet.

Si të përgatisim strukturën e diplomës. Orientim per studentet.

Si të përgatisim strukturën e diplomës. Orientim per studentet

 

Punimet e diplomave duhet të kenë një strukturë uniforme.

 

Ballina: në ballinë shkruhet tema e zgjedhur për punim, emri e kandidatit (kandidatëve), emri i plotë i mentorit, qyteti, muaji dhe viti i së mbrojtjes.

Faqja e parë: Faqja e pare nuk numërohet.

Abstrakt: teksti që i paraprin dokumentit kryesor duke mos i kaluar 450 fjalë. Për tezat e punuara në gjuhën angleze, përkthimi i abstraktit bëhet në gjuhën shqipe. Ndërsa për teza të punuara në gjuhë tjera përkthimi i absraktit bëhet në gjuhën shqipe dhe angleze. Abstrakti është faqja e parë që i paraprijnë tekstit kryesorë dhe numërohet me numra romak duke filluar me numrin një (I).

 

Falenderim: nëse shkruhet falenderimi të mos i kaloj 150 fjalë. Falenderimi paraqitet në faqe të vetme.

 

Deklarata e origjinalitetit: Teksti i deklaratës në gjuhën shqipe dhe angleze sigurohet nga fakulteti.

Përmbajtja: përmbajtja duhet të paraqesë listën e titujve nga niveli i parë deri në nivelin e tretë. Duke reflektuar gjithashtu edhe numrin e faqes në punim. Lista e përmbajtjes duhet të shoqërohet edhe me listë e tabelave (nëse ka), dhe listën e figurave/diagrameve (nëse ka). Gjithashtu duke referuar numrin e faqeve ku ato janë të vendosura.

Akronimet: nëse nuk jepen përshkrimet në tekst për akronimet e shfrytëzuar në punim diplome. (Lista e akronimeve duhet të paraqitet pas listës së përmbajtjes).

Hyrja: në hyrje vendoset puna në kontekstin e njohurive dhe të kuptuarit. Krijimin nevojën për studimin aktual dhe rëndësinë e saj, si dhe deklarimin e qëllimit dhe objektivave. Hyrja, është pjesa e parë e tekstit kryesor. Nga hyrja fillohet numërimi i faqeve me numra arab duke filluar nga numri një (1).

Shqyrtimi i literaturës: Përshkruani mënyrën që keni aplikuar në hulumtimin tuaj. Rëndësinë që ka kjo fushë, dhe interesimin tuaj personal. Paraqitni identifikimin e fushës përmes pyetjeve kërkimore. E ne fund metodologjinë e shfrytëzuar.

 

Kapitujt: Këtu fillohet me trajtimin e temës që keni marrë në shryrtim. Nuk rekomandohet të ndahet punimi në më shumë se tetë kapituj që trajtojnë problematikën e zgjedhur. (Nuk perfshihen ne kete pjese konkluzionet dhe rekomandimet).

 

Konkluzionet: Në këtë kapitull paraqitni konkluzionet e gjetura nga hulumtimi juaj. Konkluzionet duhet të paraqiten në sa më shumë detaje. Duhet të jenë të qëndrueshme dhe të bazuara në matjet e bëra gjatë hartimit të punimit të diplomës.

 

Rekomandimet: Paraqitni një ose më shumë alternativa për secilin problem që keni identifikuar dhe paraqitur nga të gjeturat në punimin e diplomës. Duke dhënë udhëzime të qarta për zbutjen apo zgjidhjen e problemit të caktuar.

Kufizimet: Paraqitni kufizimet që keni pasur në hartimin e punimit të diplomës. Me kufizime nuk nënkuptohet mungesa e dijes apo arsye të çfarëdo lloj natyre që ju mund t’ju kenë penguar në arritjet e punës suaj. Përkundrazi, kufizimet paraqesin natyrën e kufizuar të trajtimit të temës, dhe për ta zhvilluar më tutje problemin e adresuar. Ju duhet të paraqitni vlerësimet tuaja dhe rekomandimet e duhura për ta zhvilluar edhe më tutje temën që keni trajtuar në punimin e diplomës.

 

Bibliografia: Listoni të gjitha burimet që keni shfrytëzuar për hartimin e punimit të diplomës. Mos paraqitni në listën e bibliografisë burime të cilat nuk janë shfrytëzuar dhe paraqitur në tekst.

 

Shtojca: Detaje të hollësishme të të dhënave të cilat mund të rrisin dobinë e temës suaj të diplomës për punë të mëvonshme. Por që janë shumë të detajuara për përfshirje në trupin kryesor të punimit të diplomës, mund të përfshihen si shtojca.

Materiale plotësuese: Kur punimit të diplomës i bashkëngjiten materiale të formave të ndryshme (jo të shkruara) siç janë : Objekte tre-dimensionale, incizime të ndryshme, harta apo plane, materialet plotësuese duhet të riprodhohen në forma të përshtatshme për ruajtje. Kandidatët duhet të udhëzohen nga Mentori në këto raste.

 

Stili: Inkurajohet shkrim i thjeshte, i drejtpërdrejtë dhe gjuhë e pastër. Punimi Diplomës, para dorëzimit final duhet të redaktohet, dhe të korrektohet (gramatikë, pikësime etj.). Mos shkruani asnjëherë në vetën e parë. Kur duhet të shkruhet detyrimisht në vetën e parë, shkruani në formën pavetore të gjuhës shqipe (veta e tretë). Mos shkruani fjali të gjata.

 

Gjatësia e punimit: Teza e punuar rekomandohet të mos kalojë 90 faqe, por jo më pak se 60 faqe, format A4. Kur punimi është në grup me dy anëtarë: 90 faqe minimumi +50% maksimum, pra 135 faqe. Nese është në grup me tre anëtarë: 135 faqe minimum + 50% maksimum, pra 200 faqe. Kur punimi është në grup me katër anëtarë: 200 faqe minimum +50% maksimum, pra 300 faqe.