Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Cfare e zbeh nje dashuri?

Cfare e zbeh nje dashuri?

Humbja e komunikimit :

 

Shpesh me humbjen e deshires per te komunikuar humb edhe dashuria. Kur dikush te behet i bezdisshem per te folur, mos prisni qe te jeni te dashuruar. Nderkohe qe sa me shume te flisni me njeri tjetrin aq me shume do e ndjeni dashurine e tij. Gjithcka nis tek komunikimi.

 

 

Te paturit e nje partneri sa per te emer.

Ndodh edhe qe te hyjne ne nje lidhje vetem per te mos qene vetem. Deshira per tu dukur sikur shoket, shpesh ben qe te kerkohet nje partnere. Kjo sigurisht qe nuk eshte e shendetshme. Duhet se pari te kete dashuri dhe mirekuptim. Pjesa e shoqerise nuk duhet marre asnjehere parasysh. Nese doni qe te keni nje partner sa per rene ne sy, atehere me mire mos e nisni nje lidhje.

 

 

Kur nuk merr ate qe deshiron.

Fillimi eshte perrallor gjithmone. Te gjitheve ju shijon dashuria e nje personi qe perkushtohet teresisht. Por sigurisht qe gjerat fillojne e ndryshojne. Jo gjithmone do kete te njejtin mirekuptim. Me kalimin e kohes sigurisht qe gjithkush fillon te tregoje edhe anet e erreta. Ne kete rast, dikujt i prishet interesi. Dhe shpesh nuk merret dashuria qe kishit ne fillim pritshmeri. Te jesh i dashuruar nuk do te thote gjithmone te kesh gjithe vemendjen e partnerit..

Kuptoni se partneri juaj nuk jua kishte treguar dicka qe ne fillim.

Ndodhin gjera qe ju lekundin besimin. Nje lidhje qe nuk jua ka treguar me pare. Nje femije me ish te dashuren. Apo edhe mungesa e gjerave qe pretendohej se i kishte. Jane disa gjera qe edhe manipulohen. Por ne fund del e verteta dhe lendimi eshte aq i madh sa edhe deshira per te mos qene me bashke.

Xhelozia

Xhelozia eshte dicka normale ne nje lidhje. Sepse per dike qe dashuron ke edhe te drejte te xhelozosh. Por kjo nuk eshte gjithmone zgjidhja e duhur. Deri ne momentin qe xhelozia nuk shfaq bezdisje eshte normale. Kur te filloje te behet si semundje, atehere shuhet edhe dashuria. Te kesh nje partner nuk do te thote te jesh skllav.

 

 

Lidhjen e niset si loje.

Kur gjerat nisen pa baza sigurisht qe do kete nje moment ftohje. Kjo per arsye se ne fillim kerkuat aventure. Dhe te jesh ne nje lidhje nuk eshte loje. Per te qene te dashuruar si diten e pare, duhet te tregosh pritshmerite qe ke nga kjo marredhenie. Gjithmone duhet t’ju japesh gjerave rendesine qe kane.

 

 

Monotonia.

Fillimet jane gjithmone jane pasionante. Daljet dhe defrimet e permiresojne nje lidhje. Eshte ide e mire qe te kaloni shume kohe bashke. Nese shkoni nga puna ne shtepi, dhe asgje me shume edhe dashuria do te largohet. Jepini rendesi edhe argetimit. Edhe nese planifikoni vetem te djelat perseri eshte ide e mire. Te pakten do kaloni nje dite sebashku. Mos e lejoni lidhjen tuaj te kaloje ne monotoni.