1. Kënga juaj e preferuar ka gjasa të shoqërohet me një ngjarje emocionale.
2. Muzika ndikon në këndvështrimin tuaj.
Kjo është e vetëkuptueshme! Një studim në Universitetin e Groningenit tregoi se muzika ka një ndikim dramatik në perceptimin tuaj.
3. Sa më shumë që shpenzoni për të tjerët, aq më të lumtur jeni.
Sipas studimeve të ndryshme kjo është e vërtetë, kështu që ndihmoni dikë.
4. Shpenzimi i parave për përvoja, në vend se për sende, gjithashtu ju bën të lumtur.
Koleksiononi kujtime, jo gjëra, apo jo?
5. Fëmijët janë shumë më të stresuar sot, se sa pacienti mesatar i një pavioni psikiatrik në vitet 1950.
Kjo është shumë e frikshme, por jo e habitshme. Rreth gjysma e popullsisë tani vuan nga ankthi, depresioni, ose një lloj abuzimi me substancat.
6. Disa praktika fetare ulin stresin.
“Libri Amerikan i Psikiatrisë për Çrregullimet e Humorit” tregon se njerëzit që merren me meditimin dhe lutjen në kuadër të fesë janë më pak të stresuar.
7. Paraja blen lumturi, por vetëm deri në 75,000 dollarë në vit.
Për amerikanin mesatar, 75 mijë dollarë në vit blejnë lumturi. Kjo shumë çliron nga varfëria dhe ofron atë që nevojitet në jetë.
8. Të jesh me njerëz të lumtur, bëhesh dhe vetë i lumtur.
Kjo nuk duhet të na befasojë. Lumturia është ngjitëse.
9. Të moshuarit nga 18 deri në 33 vjeç janë njerëzit më të stresuar në botë.
Familja, arsimi, puna, të gjitha mund të jenë mjaft stresuese.
10. Nëse i thoni vetes se keni fjetur mirë, ju e bindni me marifet trurin tuaj se kështu ka ndodhur.
Kjo gjë ju jep më shumë energji. E quajnë “gjumi placebo”.