Menyra e ecjes tregon shume gjera per ne. Ja cfare duhet te dini!
Shpesh bejme cudi me te ecuren e disa personave. Ndonjehere ecin shume bukur e ndonjehere na bejne te qeshim. Madje nuk kane munguar as rastet qe jane bere komedi me persona qe ecin ndryshe nga te tjeret. E ecura eshte nje karakteristike qe gjithkush e zoteron. Ndaj eshte e ndryshme nga individi ne individ. Kjo na ben ne te gjitheve te ndryshem dhe te vecante. Por duhet te dini edhe dicka tjeter : E ecura tregon shume per karakterin tone. E pervec kesah tregon edhe per gjendjen shpirterore. Apo edhe per disa probleme shendetsore qe mundemi te kemi.
Zbuloni cfare tregon ecja per ju :
Ecje energjike.
Nese jeni te lumtur dhe te qete, ecja juaj do te jete shume energjike. Nderkohe qe do vini re sesi shpejtesia e hapave eshte me e madhe. Te gjithe personat qe jane te lumtur ndihen me vetebesim. E per pasoje e marrin edhe hapin ne te shpejte. Ndonjehere si pavetedije edhe vrapojne. Gjendja shpirterore e mire ndikon gjithashtu ne ecje. Te ndjerit i qete te ben te jesh edhe me pozitiv ne ecje. Ndaj edhe jep energji pozitive tek te tjeret.
Ecje e rende.
Mbase edhe i keni vene re si disa njerez ecin duke ngulur kembet fort ne toke. Ne kete rast nuk ka te beje aspak pesha. Eshte e vertete se nejrezit e shendoshe ecin duke rende. Por keta njerez ne kete rast jane njerezit kembengules. Sikur bejne hapin jane edhe vete ne jete. Njerez te tille levizin me hapa te rende dhe e shkelin mire vendin ku kalojne. Kjo eshte edhe nje mungese fleksibiliteti ne jete. Qe varet nga kendveshtrimi juaj ta shikoni si dicka pozitive ose jo.
Ecje e ngadalte.
Jane edhe disa tipa qe ecin shume avash. I hedhin hapat me kujdes dhe ngadale. Kjo i ben ata qe te ngjajne sikur i zvarrisin kembet. Pervec te tjerash japin edhe pershtypjen e njerezve qe nuk kane aspak energji ne trupin e tyre. Te lodhur. Ose edhe te trishtuar nga dicka qe i ka prekur shume. Nese shihni dike qe ecen shume avash dhe me koken poshte, dicka nuk shkon me te. Ai person po kalon nje gjendje depresioni te heshtur. Qe pa e kuptuar askush po e derrmon si njeri. Kjo eshte dicka shume e lodhshme dhe e merzitshme per ate njeri. Pervec depresionit ai person shfaq edhe frike te rende per te ardhmen. E perpos kesaj eshte edhe shume i pasigurte. Nje ngjarje e koheve te fundit ka ndikuar shume tek ai person.
Ecje me duar ne xhepa.
Jane disa mengjese ku asnje rrobe nuk na shkon. Asnje bluze nuk na rrin sikur duhet. Dhe floket thjeshte jane tmerresisht keq. Keto mengjese jane tipike qe te na bejne te ecim me turinj varur. Te mbash duart ne xhepa nderkohe qe ecen eshte nje shenje e qarte se jeni te pakenaqur. Ju mungon vetebesimi. Por edhe thjeshte nuk jeni aspak te lumtur me veshjen tuaj.
Ecje me koken lart.
Shpesh i etiketojme si njerez mendjemedhenj ata qe ecin me koken lart. Mendojme qe kane shume territor perreth. Sikur kane pushtet e nuk duan te ja dine per askend. Por jo gjithmone kemi te drejte. Te ecesh me koken lart te jep disa cilesi qe jane shume pozitive. Kjo do te thote qe jeni rehat me veten tuaj. Qe nuk e vrisni mendjen se sa vete flasin perreth. E mbi te gjitha jeni shume te lumtur me gjithcka keni.