
Miku me i mire i jetes sime. Shoqeri e cila nuk do harrohet asnjehere..
Eksperiencat e shoqerise sigurishte qe te gjithe i kemi te ndryshme. Disa mbajne mend takime shume qesharake. Te tjere takime rastesore, qe perfundojne kur njeri prej tyre martohet. Ose edhe nga miqesi te perbashketa. Ndodh te bashkohesh me dike prej angazhimeve qe keni ne te njejtet grupe. Une dua te ju tregoj si njoha shokun tim me te mire.
Edin e njoha me nje rast te çuditshem.
Po beja nje xhiro me shoqen time te ngushte. Kur po kalonim rrugen ne vija te bardha Edi na frenoi tek kembet. Nese frenat nuk do i kishin funksionuar une nuk do isha duke e shkruar kete histori.
Asia, shoqja ime, iu kthye me nerva : Ej idiot, te ka marre malli te vdesesh. Hapi syt, njeri i trashe…
U ndjeva keq nga shperthimi i saj. Ai zbriti nga makina dhe vec na tha : U kerkoi shume here falje. Me vjen keq.
Se si u ndjeva.
Ai ishte i verdhe ne fytyre. Ishte i trishtuar. I veshur ne te zeza. Dukej si i perhumbur. E kuptova se dicka i kishte ndodhur atij njeriu. Shoqja ime vazhdonte ta ofendonte, derisa e ndalova.
Vazhduam te ecnim te dyja. Flisnim per gjithcka, por mendjen e kisha tek ai. Tek shikimi i perhumbur ne kushedi sa mendime. Ndihesha keq per sjelljen harbute qe treguam ndaj tij. Edhe pse nuk kisha thene asgje, prap isha disi fajtore..
Ate pasdite u ktheva ne shtepi nga ora 5. Nuk me rrihej ne shtepi. Nuk me lexohej, e s’me behej asgje. U bera gati, mora mp3, vura kufjet ne vesh dhe dola per vrap buze liqenit. Ate dite ishte ftohte, dhe nuk kishte pothuajse asnjeri ne shetitore. E ndjeva veten te lodhur dhe u ula te pushoja buze liqenit ne nje stol.
Degjova nga aty afer se dikush po qante.
Isha kurioze te shihja kush ishte. U ngrita dhe kalova nga ana tjeter e bllokut te stoleve. Pashe nje djale me xhup te zi. Kishte rrethuar fytyren me duar dhe vetem qante. U afrova drejt tij. I vura doren me sup, dhe i thashe : A mundem te ndihmoj?!
Ai u kthye drejt meje…. Ishte shoferi i makines qe patem eksperience ne dreke. Sa u gezova… Desha ti kerkoja falje per sjelljen e shoqes sime. Me pa drejt e ne sy dhe uli koken.. -Jo nuk me ndihmon dot tha.
Nuk desha te flisja asgje ne ate moment.
Provova te largohesha, por dicka me ndaloi. U ula prane tij… Qendrova ne heshtje pastaj i thashe : Mbase po mendon se jam shume idiote. Por po bej ate qe do doja te bente dikush kur jam e trishtuar… Thjeshte dua te them qe jam ketu per te degjuar. Edhe do largohem per tu mos u pare me kurre. Ose te pakten derisa te me shtypesh me makine heren tjeter.
Filloi te qeshte.
Syte e tij ishin kaq te bukur kur qeshte. U lumturova. Mendova se asgje nuk do e bente ate te ndihej pak me ndryshe. Nuk foli asnje fjale. Nuk po dija se cfare te beja. Ula koken per te mbyllur muziken ne mp3 kur u rrembeva prej perqafimit te tij. Ndjeva ca lote qe me njomen qafen. – Ik, ( me thoshte) dua te vdes, me ler te vdes…I hodha duart rreth qafes, dhe i thashe : Nese duhet te iki, do e kisha bere me kohe!
Une nuk largohem nga ketu -i thashe…
-Ajo me tradhetoi, -vazhdoi ai. Me tradhetoi me mikun tim. Kisha kaq besim tek te dy…. Sa here binte shi dhe kisha pune i thoja shokut tim ta dergonte ne shtepi. Isha kaq idiot. Si munda….. Ajo eshte shtatezene. Eshte tre muajshe… Si mund te jete femija im kur une jam prej 4 muajsh ne itali… Ndihem keq! Ndihem i pavlere. Si munda te jem kaq idiot.
Mezi i nxirrte fjalet prej loteve qe e kishin mbytur. Ishte hera e pare qe shikoja nje mashkull te qante ashtu prej lendimit. Habitesha! Si mund te kishte qene aq e pandjenje ajo femer??……
Edi qau per disa minuta. U largua prej kraheve te mi. Ndezi 2-3 cigare dhe nuk po fliste. Une u ngrita nga stoli dhe i thashe : Me mire vetem sesa me njerez qe nuk te dine vlerat. Me vjen keq qe je trishtuar por me vjen mire qe nuk je me dike qe perbuz dashurine tende. Uroj qe kjo gjendje te kaloje sa me shpejte. Nuk di cfare te them. As nuk dua te them dicka, kur e di qe do jete e pavlere per ty. Me vjen keq….
U nisa per ne shtepi.
Diku after shtepise degjova nje makine qe me ndali tek kembet. Ishte Edi. Me falenderoi qe nuk e lashe vetem. Me kerkoi ndihme, :- kam nevoje te me ndihmosh. Dua te harroj ate njeri, por nuk dua te rri vetem, kam nevoje te flas me ty- me tha.
Shkembyem kontaktet.
Sot behen 3 vite shoqeri mes meje dhe atij.
Falenderoj zotin qe e kam njohur. Sot eshte shume i lumtur dhe me lumturon edhe mua. Pa ndrojtje e quaj mikun me te mire qe kam. Jam me fat qe e njoha. Dikur qendrova une prane tij, tani ai qendron per cdo gje prane meje.
Per ata qe thone se miqesia mes nje vajze dhe djali nuk ekziston, e keni gabim. Nuk jam tipi qe them e kam si vella, por them eshte shoku im i ngushte. Une do jem ne dasmen e tij, sikur do jete edhe ai ne timen. Cfare veshtiresie ka te mbash shok, e te mos ngaterrosh emocionet me ndjenjat. Modestia me e madhe eshte te besosh ne ndjenjat qe ke!…